Në shpjegimin e parë që ka dhënë e pandehura për korrupsion, që sipas SPAK ka abuzuar me të paktën 1.1 miliardë euro, u shpreh se nuk ka asnjë lidhje me akuzat dhe se nuk ka përfituar asgjë.
Zonja Balluku nuk e mohon se nuk ka ndodhur favorizimi, fryrja e buxheteve dhe paracaktimi i fituesve. Por, ngulmon se ajo nuk ka dorë…
Pra shkelja ka ndodhur, korrupsioni po, vetëm se ajo nuk ka hise!
Atëherë, kush është përfituesi? Në emër të kujt janë bërë aferat?
Sa herë që Balluku të mohojë pjesën e saj, ajo akuzon drejtpërdrejtë Edi Ramën.
Vetëm dikush me më shumë pushtet se ajo, vetëm ai që e urdhëronte, mund të jetë zotëria 1.1 miliardë euro.
Ne e dimë se ky është Edi Rama. Nëse dikush tjetër ka kontrolluar Ballukun, le të na e thotë ajo!

