Më në fund, një renditje ndërkombëtare ku Shqipëria është në majë… mjafton të kthesh tabelën përmbys.
Sipas Times Higher Education 2027, Universiteti i Tiranës bën pjesë në grupin “elitar” “2001+”.
Pra, numërohen nja dy mijë universitete, dhe më në fund vijmë ne.
E rëndësishme është që kemi atë “plusin” mbrapa, sa për t’i dhënë “hov”, dihatjes së Ramës kur del në podiume të sikletshme. Se Kumbaro s’ka për t’u përmbajtur nga plusi i vockël dhe do shqyhet duke bëre grimasa e gjestikulacione për të na thënë përmasën e këtij “suksesi” botëror.
Askush nuk po ëndërron të kapë Oksfordin, por e vërteta e hidhur është se po na humbet nga sytë edhe Shkupi, Sarajeva e Mali i Zi (1801–2000), për të mos folur për kryeqytetet e tjera të rajonit.
Athina, 451–500.
Ljubljana, 801–1000.
Zagrebi dhe Kragujevaci në Serbi, 1201–1400.
Novi Sadi, 1601–1800.
Sarajeva, Shkupi dhe Universiteti i Malit të Zi, 1801–2000.
E frikshme kjo situatë në arsimin tonë të lartë kur mendon se sa shumë para harxhojnë familjet shqiptare për fëmijët e tyre, por që zhvlerësohen nga degradimi i arsimit që mbjellë kjo qeveri.
Kërkimi shkencor do buxhet, laboratorë, punë dhe liri akademike e jo propagandë e deklarata mashtruese.
Ndërsa propaganda i çirret të rinjve: “Qëndroni, e ardhmja është këtu!”, realiteti i tabelës u thotë drejt e në sy: “Hidhini një sy fqinjëve.”
Bilanci pra është i qartë.
Vendi i 2001+ për Universitetin e Tiranën që do të thotë, biletë vetëm vajtje për të rinjtë tanë.


