Tomorr Dosti është ndarë nga jeta ditën e sotme, në moshën 96-vjeçare.
Në fillimet e pluralizmit, Dosti ishte nënkryetar i PD. Ai u zgjodh deputet në dy legjislatura 1991-1996, ndërsa më 1998 u tërhoq nga politika aktive.
Ai lindi në Gjirokastër, në vitin 1930. I biri i ish-ministrit dhe një nga eksponentët e Ballit Kombëtar Hasan Dosti.
Pas arratisjes së babait dhe vëllait, ai me vëllezërit dhe motrat, pasi të ëmën ia pushkatuan gjermanët ditën e largimit nga Tirana, u persekutuan egërsisht nga regjimi komunist. U arrestua më 1953 dhe u dënua me 20 vjet heqje lirie “për tentativë arratisjeje”.
Burgun e vuajti në Burrel dhe më tej u internua familjarisht.



