Nuk ka se si të ndodhi ndryshe kur në vere na shoqerojnë zjarret dhe prerjet e pyjeve dhe në dimër përmbytjet, erozioni dhe shembjet masive të tokës.
Shpyllëzimi aktiv (prerja e pa ligjeshme, prerja e paplanifikuar dhe djegia) i pyjeve, duke i shtuar dhe nderhyrjet me vepra të ndryshme infrastrukturore të pa studjuara mirë,ku prejet e shpateve të tera të maleve nga ndertimi i rrugeve për ndërtim HEC – ve, dhe mos rehabilitimi i tyre me vepra anti erozive dhe punime biologjike janë nga shkaqet kryesore të degradimit të tokës dhe rritjes së rrezikut të rrëshqitjeve të dheut që sot po ndeshemi në të gjithë territorin e vendit.
Të paralajmëruar prej vitesh se Shqipëria është e kërcenuar nga katastrofa natyrore, por askush nuk don tja dijë.
Deri në vitin 2026 vendi ka humbur nga djegia 515343 ha pyje. duke i shtuar dhe siperfaqen e prerjeve te pa ligjeshme të pyjeve (sidomos trungishte) mbi 120 mije ha intensifikojnë këto efekte, duke sjellë humbje ekonomike dhe sociale të konsiderueshme në infrastrukturë dhe shërbime ekologjike.
🔥 Pasojat e prerjes dhe djegies së pyjeve.
1. Rritja e erozionit të tokës
Kur hiqet mbulesa pyjore:
• Humbet mbrojtja fizike e tokës nga kurora dhe legusha (shtresa e gjetheve).
• Uji i shiut bie direkt mbi tokë → rritet goditja kinetike e pikave të shiut.
• Rritet rrjedhja sipërfaqësore dhe formohen brazda e përrenj të vegjël te menjehershem dhe te rrembyeshem.
• Erozioni në zona të zhveshura mund të rritet 5–20 herë krahasuar me pyje të paprekura.
• Humbja e tokës mund të kalojë 30–50 ton/ha/vit.
2. Rritja e rreshqitjeve të tokës
Rrënjët e drurëve:
• Veprojnë si armaturë natyrore që lidh grimcat e tokës.
• Rrisin kohezionin dhe qëndrueshmërinë e shpatit.
Pas prerjes:
• Forca mbajtëse e tokës ulet me 20–40% brenda 2–5 viteve (deri sa rrënjët të kalben).
• Rritet rreziku i rreshqitjeve pas reshjeve intensive.
shpyllëzimit
• reshjeve ekstreme (që po shtohen nga ndryshimet klimatike) kanë rritur ndjeshëm frekuencën e katastrofave gjeomorfologjike.
🛣 3. Shkatërrimi i rrugëve dhe infrastrukturës.
Efektet zinxhirore:
1. Sedimentet bllokojnë kanalet kulluese.
2. Rrjedhjet e forta dëmtojnë trupin e rrugës.
3. Rreshqitjet shembin segmentet rrugore.
🌲 Si e frenojnë pyjet këtë katastrofë?
1️⃣ Ulja e erozionit
• Kurora ul energjinë e shiut me 50–80%.
• Rrënjët rrisin kohezionin e tokës.
• Legusha rrit infiltrimin dhe redukton rrjedhjen sipërfaqësore.
2️⃣ Stabilizimi i shpateve
• Sistemi rrënjor rrit rezistencën në prerje të tokës.
• Ulet presioni i ujit në pore (përmes transpirimit).
3️⃣ Rregullimi hidrologjik
• Pyjet funksionojnë si sfungjer natyror.
• Ulin kulmin e përmbytjeve.
• Stabilizojnë mikroklimën dhe lagështinë e tokës.
Përfundimisht ato që ndodhin sot në vendin tonë janë nga politika te gabuara për këtë sektor ku mund te themi se:
prerja dhe djegia e pyjeve:
• ka rritur eksponencialisht erozionin permes grryerjes dhe rreqitjes se tokes
• eshte dobësuar rende stabiliteti i shpateve te maleve dhe brigjeve te lumenjeve
• ka rritur kostot publike për infrastrukturën
• ka ul kapacitetin e sekuestrimit të karbonit
• ka demtuar rende biodiversitetin
Prandaj pyjet:
• Janë mbrojtja natyrore më efektive kundër erozionit dhe rreshqitjeve
• Kanë rol kyç në adaptimin ndaj ndryshimeve klimatike
• Janë investim ekonomik afatgjatë.
Ne vendin tone pyjet po eleminohen pjese pjese me mbeshtetjen e qeverise.
– Qeveria me VKM heq qindra ha pyje nga Zonat e Mbrojtura dhe fondi pyjore pa shperblim dhe kompensim, për ti betonizuar.
– Qeveria raporton se janë pyllëzuar mijëra ha me pyje ( vetem në ZM Dajt 200 ha, Kukës 500 ha) në terren nuk ka asnjë objekt pyllëzuar apo rehabilituar.
– Qeveria ndermerr inisiativa ligjore për shkaterrimin dhe tjetersimin e fondit pyjore kullosor me të ashtuquajturit investitor strategjik me vlere 1 euro pa limit siperfaqeje.
– Qeveria nuk don tja dijë për përdoruesit tradicional dhe pronarët e pyjeve, por u merr pronen dhe tjeterson atë.
Për te gjitha këto pasoja afat gjata vetem Qeveria dhe KM nuk kanë faj, fajin e ka zjarri, reshjet. pronarët, përdoruesit tradicional dhe populli.
Justifikimi i tyre digjet gjithë bota, shembet gjithë bota.





