Ky vend ka duruar shumë këto 13 vite, po nuk ja ka për borxh Edi Ramës të bëjë dhe viktimën. Për gati 2 orë Kryeministri më i korruptuar në Europë zbuloi armiq po aq sa Kim Jong Un në Pyongyang, që po flet në kongresin e partisë së tij.
Ai që fluturon me helikopter kur njerëzit janë bllokuar nga rënia e rrugëve, ai që ka avion privat, që pi verë 33 mijë euro shishja, kërkoi sot mbështetje pasi po sulmohet nga portalet dhe drejtësia.
Dhe shmangu pikërisht atë që duhej të bente, të dorëzonte imunitetin e bashkëpunëtores më të ngushtë, bashkëautoren në aferat më korruptive që ka parë vendi.
Ai nuk paska një qëndrim, por po pret Ulsiun me raportin e tij latinisht…
Për të ardhur keq që 83 “kartonat” thjeshtë tundin kokën e duartrokasin mbrojtjen e hajdutërisë.
Pas sulmeve skandaloze ndaj prokurorëve, mediave dhe Opozitës, Edi Rama sot sfidoi Brukselin dhe Uashingtonin që kërkojnë të mos pengohet drejtësia e të luftohet korrupsioni pa kompromis.
Por, në të njëjtën kohë që ai nxirrte jashtë krizën e rëndë ku ndodhet me një fjalim të konsumuar, anglishfolësit e PE ja bënë të qartë në seancën për Shqipërinë: Të hiqet imuniteti, të hetohet korrupsioni!
Të shtunë, datë 28, ora 18:00, shihemi sërish në protestë🇦🇱



