NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi: Ditën e parë ishin votuesit e tij, pas një jave janë të marrë!
    3 days ago
    Ngushëllon Metën për ndarjen nga jeta të babait/ Berisha:Procesi ndaj Metës, një farsë e turpshme, një zbatim i porosisë së Edvin Kristaq Ramës!
    7 days ago
    Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur me baxhanakun e tij Reda
    1 week ago
    Kryesia miraton risitë dhe ndryshimet e propozuara në statutin e PD, vendimmarrja i takon Kuvendit të partisë që mblidhet më 30 maj
    2 weeks ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Afrim Krasniqi/ Skandali i Fjalorit të Madh të Shqipes: Sigurimi i shtetit mbronte shtetin nga keqbërësit dhe ndërhyrjet e jashtme!
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Basir Çollaku/ SPAK kërkesa 2 Kuvendit, për imunitetin e Ballukut
Të tjera
Belind Këlliçi/ Kush e komandon sot Edi Ramën?!
Të tjera
Berisha tone dramatike në konferencën e EPP: Shqipëria në sallën e Urgjencës
Kryesore
Basir Çollaku/ Rama si pelikan-pelivani i fundit…
Të tjera
Belind Këlliçi: Ditën e parë ishin votuesit e tij, pas një jave janë të marrë!
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Afrim Krasniqi/ Skandali i Fjalorit të Madh të Shqipes: Sigurimi i shtetit mbronte shtetin nga keqbërësit dhe ndërhyrjet e jashtme!

Neutrale
Last updated: 2026/02/24 at 4:05 PM
Neutrale 4 months ago
Share
SHARE

Pedagogu dhe studiuesi Afrim Krasniqi, në një shkrim në rrjetet sociale ka ndalur posaçërisht te Fjalori i Madh i Shqipes botuar së fundi.

Reagimi i plotë i Krasniqit:

Kur apelova kolegët për depolitizimin e Fjalorit kisha dhe kam motiv të fortë profesional; sepse aty gjenden terma, shpjegime dhe referime që i përshtaten një sistemi tjetër nga ai ku zyrtarisht është Shqipëria prej vitit 1991. Janë shumë terma, vetëm një pjesë e vogël e tyre janë rishikuar, pjesa më e madhe mbeten të njëjta edhe pas “konsultimit publik”. Ja një prej tyre që është familjar për të gjithë dhe aktual edhe për memorien aktuale: Sigurimi i Shtetit.

Në çdo fjalor në vendet demokratike “Sigurimi“ (si STAS, Securitate, etj) dhe modelet e njëjta konsiderohen polici sekrete të regjimeve ish komuniste me funksion kryesor survejimin, kontrollin, shtypjen dhe persekutimin e kundërshtarëve të regjimit.

🔎 Në Rumani “Securitate” shpjegohet “polici sekrete e regjimit komunist në Rumani (1948–1989), një aparat i fuqishëm sigurie që ushtronte mbikëqyrje të gjerë dhe represion politik për të ruajtur pushtetin e shtetit. Ajo u bë simbol i kontrollit totalitar, përmes rrjeteve të informatorëve, përgjimeve dhe ndjekjes së kundërshtarëve”;

🔎 Në RFGJ (DDR) policia sekrete STASI shpjegohet “policia sekrete e Republikës Demokratike Gjermane (RDGJ), që veproi gjatë periudhës komuniste si instrument i sigurisë dhe represionit politik. Ajo u identifikua me mbikëqyrjen masive, rrjetet e informatorëve dhe kontrollin e rreptë mbi shoqërinë”.

🔎 Në Platformën e Sigurimit (1977) në Shqipëri ai konsiderohej “armë e fuqishme e diktaturës së proletariatit të udhëhequr nga Partia për të dërmuar rezistencën e mbeturinave të klasave shfrytëzuese të përmbysura” dhe mision kryesor ishte mbrojtja e PPSH, udhëheqjes, sistemit komunist e rendit socialist.

Ligji shqiptar e quan Sigurimin “strukturë kriminale” dhe midis të tjerash (45/2015) kufizon të drejtën e zgjedhjes/emërimit/nderimit për individët që kanë qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit, (kriter edhe për disa nga hartuesit e këtij dokumenti), kurse në Fjalorin (e ri) Sigurimi i Shtetit rehabilitohet, paraqitet si strukturë pozitive që duhet nderuar, – “organ shtetëror që mbron shtetin nga keqbërësit dhe ndërhyrjet nga jashtë”!

Absurde dhe fyese. “Keqbërës”, vijojnë të quhen edhe në 2026 disa qindra mijëra viktima politike të Sigurimit dhe sistemit totalitar në Shqipëri, – dhe vetë Sigurimi, vijon të quhet strukturë pozitive që mbrojti atdheun nga keqbërësit!!

Neutrale February 24, 2026
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Basir Çollaku/ SPAK kërkesa 2 Kuvendit, për imunitetin e Ballukut
17 hours ago
Belind Këlliçi/ Kush e komandon sot Edi Ramën?!
21 hours ago
Berisha tone dramatike në konferencën e EPP: Shqipëria në sallën e Urgjencës
21 hours ago
Basir Çollaku/ Rama si pelikan-pelivani i fundit…
3 days ago
Belind Këlliçi: Ditën e parë ishin votuesit e tij, pas një jave janë të marrë!
3 days ago

Basir Çollaku/ SPAK kërkesa 2 Kuvendit, për imunitetin e Ballukut

Belind Këlliçi/ Kush e komandon sot Edi Ramën?!

Berisha tone dramatike në konferencën e EPP: Shqipëria në sallën e Urgjencës

Basir Çollaku/ Rama si pelikan-pelivani i fundit…

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?