Ka nisur me tension seanca e sotme plenare në Kuvend. Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka kërkuar dorëheqjen e kryeparlamentares Elisa Spiropalit për shkak se ka shkelu rregulloren duke ndaluar opozitën të futet në Kuvend.
Bardhi tha se Spiropali është përfaqësuese e krimit të organizuar. Sipas tij, ajo dhe maxhoranca kanë penguar opozitën që të marrin pjesë në seancë plenare, pa ligj e rregullore.
“Duhet të dorëhiqeni, nuk keni lejuar opozitën të marrë pjesën ë seancë në kundërshtim me vendimet e Kushtetueses, i vendosët deputetëve kangjella hekura e forca sigurie. Futët edhe forcat speciale për të ndaluar deputetët të futen brenda në Kuvend. Ti atje lart në majë, që je përfaqësuese e kriminelëve, duhet të dorëhiqesh.
Nxirr Gardën jashtë. Duhet të ndjeni turp bashkë me zonjën e vezëve. Duhet të jepni dorëheqjen. Nuk mund të vazhdosh më të ulesh në atë karrige. Të dënosh deputetët e opozitës pa ligj, ti heqësh mandatin pa ligji për 30 ditë e bën regjim kriminal që të ka siguruar ty karrigen me rrota që tundesh herë pas here. Ti zonjë je përfaqësuese e krimit të organizuar, duhet të japësh dorëheqje. Duhet t’ju vijë vetëm turp”, tha Bardhi.
Kuvendi nis me akuza/ Bardhi–Spiropalit: Je përfaqësuese e krimit të organizuar, jep dorëheqjen!
Leave a comment Leave a comment