NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi/ Aktet normative të Edi Ramës kundër protestave që synojnë frikësimin e shkurajimin e qytetarëve, janë në kundërshtim të hapur me Kushtetutën dhe cënojnë të drejtat themelore të njeriut.
    1 day ago
    Berisha publikon grafikun për euron: Nuk u zhvlerësua nga turizmi, por nga dr*oga!
    1 day ago
    “Më çoni dhe në Spaç po deshët, nuk përkulem e nuk shantazhohem”/ Erion Veliaj reagon përsëri nga burgu, zgjeron akuzat…
    3 days ago
    Mbrojtja e Parkut Rinia nga betonizimi. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar formularët për mbledhjen e nënshkrimeve për zhvillimin e referendumit vendor…
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Irena Beqiraj/ Përse pasuria nuk krijoi elitë?
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Irena Beqiraj/ Përse pasuria nuk krijoi elitë?
Të tjera
Basir Çollaku/ PD ka ndalur diktaturën e Ramës, sulmues të saj flasin falë saj
Të tjera
Eduard Halimi/ Alert: Vendimi i ri për Sky ECC në Itali rihap betejën. Dështimet e avokatëve po konsolidojnë një rrugë të vetme të vendosur nga Kasacioni italian: Francën (Çfarë pritet për dosjen “Aruba” dhe çështjet e tjera në Shqipëri. Kush janë avokatët që po udhëheqin)
Të tjera
Ndriçim Mehmeti/ Buxheti i harresës së arsimit…
Të tjera
Belind Këlliçi/ Aktet normative të Edi Ramës kundër protestave që synojnë frikësimin e shkurajimin e qytetarëve, janë në kundërshtim të hapur me Kushtetutën dhe cënojnë të drejtat themelore të njeriut.
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Irena Beqiraj/ Përse pasuria nuk krijoi elitë?

Neutrale
Last updated: 2026/11/07 at 7:02 PM
Neutrale 49 minutes ago
Share
SHARE

Shqipëria ka prodhuar gjatë tri dekadave të fundit një numër të konsiderueshëm njerëzish të pasur. Disa e kanë krijuar pasurinë përmes sipërmarrjes, të tjerë përmes lidhjeve me pushtetin, ndërmjetësimit, privilegjeve apo mundësive që u ka ofruar një ekonomi me institucione ende të brishta. Por, pavarësisht origjinës së ndryshme të pasurisë, një pyetje mbetet: a kemi arritur të krijojmë një elitë të mirëfilltë shoqërore?

Pasuria dhe elita nuk janë sinonime. Pasuria është nivel ekonomik; elita është një pozicion shoqëror që fitohet përmes autoritetit, integritetit, dijes, përgjegjësisë dhe ndikimit kulturor. Një njeri mund të zotërojë hotele, kulla, makina luksoze dhe llogari bankare me shumë zero, por asnjëra prej tyre nuk e bën automatikisht pjesë të elitës. Edhe pse, duhet pranuar, në Shqipëri ka jo pak njerëz që kanë investuar shumë për t’i bindur të tjerët për të kundërtën.
Elitat nuk krijohen brenda një dekade. Ato formohen përmes trashëgimisë së dijes, kulturës, traditës së punës, reputacionit dhe përgjegjësisë. Nuk mjafton të trashëgosh apo të grumbullosh pasuri, duhet të jesh në gjendje të trashëgosh edhe vlera. Edhe Shqipëria hyri në vitin 1990 me një boshllëk të madh në këtë drejtim.

Së pari, regjimi komunist shkatërroi një pjesë të konsiderueshme të elitës ekonomike, intelektuale dhe kulturore që ishte formuar para Luftës së Dytë Botërore. Familje me traditë tregtare, pronarë, intelektualë, profesionistë dhe njerëz me ndikim kulturor u persekutuan dhe u shpronësuan. Kështu u ndërpre transmetimi i kulturës së pronës, sipërmarrjes, përgjegjësisë publike dhe pavarësisë intelektuale.
Pas vitit 1990 nuk nisëm thjesht nga zeroja ekonomike. Nisëm edhe me një ndërprerje të trashëgimisë shoqërore dhe kulturore. Na mungonin jo vetëm kapitali dhe institucionet, por edhe modelet që mund të shërbenin si pikë referimi.

Së dyti, pas vitit 1990, kur e nisëm nga e para, një pjesë e madhe e shoqërisë ishte e etur për pasuri, jo domosdoshmërisht për kulturën që e krijon dhe e shoqëron atë. Privatizimet, ndërtimi, marrëdhëniet me politikën, aksesi në burimet publike dhe dobësia e institucioneve krijuan mundësi për pasurim të shpejtë. Sigurisht, ka sipërmarrës që kanë ndërtuar biznese me punë, vizion dhe këmbëngulje. Por modeli dominues i zhvillimit nuk arriti të prodhojë një kulturë të konsoliduar kapitaliste. Teksa pasuria u lidh më shumë me aksesin tek pushteti sesa me konkurrencën, u krijua një klasë përfituesish, jo një elitë ekonomike autonome nga pushteti.

Së treti, në tridhjetë vite tranzicion ngatërruam diplomën me dijen dhe titullin me autoritetin. Krijuam iluzionin e një elite intelektuale që ndërtohej përmes numrit të doktoraturave, titujve akademikë apo pozicioneve universitare.
Në fakt, elita krijohet nga cilësia e dijes, integriteti, mendimi kritik dhe kontributi në zhvillimin e shoqërisë. Një profesor që nuk prodhon dije, një akademik që nuk ka guxim të flasë hapur, një intelektual që e ndryshon qëndrimin sipas interesit nuk mund të quhen elitë, pavarësisht titujve që mbajnë.
Teksa prodhojmë më shpejt tituj sesa autoritet shkencor, kemi ekspertë për çdo çështje që nuk mbajnë përgjegjësi për atë që thonë, apo universitete që ende përpiqen të bindin botën se prodhojnë dije ajo që kemi arritur është prespektiva e kufizuar e mendimit kritik.

Së katërti, nuk kemi krijuar institucione që prodhojnë dhe mbrojnë meritën. Elitat nuk krijohen vetëm nga cilësitë individuale. Ato kanë nevojë për institucione që identifikojnë talentin, shpërblejnë meritën, mbrojnë pavarësinë dhe krijojnë mundësi për zhvillim.
Këtu u krijua një sistem ku rekomandimi mund të vlejë më shumë se CV-ja, bindja më shumë se kompetenca dhe besnikëria më shumë se integriteti. Kur karriera profesionale, akademike apo publike ndikohet nga përkatësia politike, njohjet dhe afërsia me pushtetin, individët më të aftë nuk kanë gjithmonë mundësinë të marrin pozicionin që meritojnë, edhe pa meritë nuk mund të ketë elitë !

Së pesti, politika ka zënë edhe hapësirën që duhet t’i përkiste shoqërisë civile dhe elitave të pavarura.
Në një shoqëri të shëndetshme, politika nuk mund të jetë burimi i vetëm i autoritetit. Universitetet, akademia, media e pavarur, organizatat profesionale, fondacionet, sipërmarrësit dhe intelektualët duhet të kenë ndikim të pavarur nga qeveria.
Kur pjesa dërrmuese e njerëzve me ndikim ekonomik, intelektual apo mediatik preferojnë të qëndrojnë pranë pushtetit dhe të mos e kundërshtojnë atë, në vend që të kemi një elitë që vendos standarde dhe i kërkon llogari politikës, kemi një grup njerëzish me ndikim që, në shumë raste, i shërbejnë politikës . Kur autoriteti matet me afërsinë ndaj pushtetit, nuk kemi më një elitë që e kontrollon pushtetin, por një rreth njerëzish që presin të njihen prej tij.
Elitat i vendosin kufij pushtetit. Në Shqipëri, duket se kemi përmbysur këtë marrëdhënie, pushteti përcakton kufijtë brenda të cilëve mund të veprojë elita.

Së gjashti, emigrimi ka marrë një pjesë të rëndësishme të kapitalit tonë njerëzor. Shqipëria ka humbur profesionistë, studiues, sipërmarrës, akademikë, artistë dhe njerëz me potencial për të ndërtuar institucione. Një pjesë e madhe e atyre që mund të kishin kontribuar në krijimin e një elite të re e kanë ndërtuar jetën dhe karrierën jashtë vendit. Thënë këtë, ne nuk kemi humbur vetëm forcë pune. Kemi humbur edhe njerëz që mund të krijonin shkolla mendimi, institucione kërkimore, biznese inovative, organizata profesionale dhe modele të reja të përgjegjësisë publike.
Ndërkohë, që vazhdojmë të jetojnë një paradoks të rrezikshëm ndërsa diskutojmë se si t’i mbajmë të rinjtë në vend, në mungesë të mundësive u ofrojmë si model suksesi pikërisht ata që kanë arritur të largohen.

Së shtati, kemi krijuar një shoqëri që shpërblen dukjen më shumë se përmbajtjen. Në një mjedis ku suksesi matet me makinën, vilën, veshjen, pushimet dhe ekspozimin në rrjetet sociale, nuk krijohet elitë por “aristokracia e dukjes” ku rëndësi ka jo vetëm çfarë zotëron, por edhe sa njerëz e shohin atë që ke.
Shqipëria padyshim ka njerëz elitarë, sipërmarrës seriozë, intelektualë të përkushtuar dhe individë me integritet. Problemi është se këta njerëz nuk janë shndërruar në një shtresë me peshë, autonomi dhe ndikim në jetën publike.
Ndoshta tranzicioni na mësoi si të bëhemi të pasur, por nuk arriti të na mësojë çfarë duhet të bëjmë me pasurinë. Kështu, krijuam shumë milionerë, disa aristokratë të vetëshpallur dhe një mungesë të theksuar elitash.

Neutrale November 7, 2026
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Irena Beqiraj/ Përse pasuria nuk krijoi elitë?
49 minutes ago
Basir Çollaku/ PD ka ndalur diktaturën e Ramës, sulmues të saj flasin falë saj
10 hours ago
Eduard Halimi/ Alert: Vendimi i ri për Sky ECC në Itali rihap betejën. Dështimet e avokatëve po konsolidojnë një rrugë të vetme të vendosur nga Kasacioni italian: Francën (Çfarë pritet për dosjen “Aruba” dhe çështjet e tjera në Shqipëri. Kush janë avokatët që po udhëheqin)
10 hours ago
Ndriçim Mehmeti/ Buxheti i harresës së arsimit…
1 day ago
Belind Këlliçi/ Aktet normative të Edi Ramës kundër protestave që synojnë frikësimin e shkurajimin e qytetarëve, janë në kundërshtim të hapur me Kushtetutën dhe cënojnë të drejtat themelore të njeriut.
1 day ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Irena Beqiraj/ Përse pasuria nuk krijoi elitë?

Basir Çollaku/ PD ka ndalur diktaturën e Ramës, sulmues të saj flasin falë saj

Eduard Halimi/ Alert: Vendimi i ri për Sky ECC në Itali rihap betejën. Dështimet e avokatëve po konsolidojnë një rrugë të vetme të vendosur nga Kasacioni italian: Francën (Çfarë pritet për dosjen “Aruba” dhe çështjet e tjera në Shqipëri. Kush janë avokatët që po udhëheqin)

Ndriçim Mehmeti/ Buxheti i harresës së arsimit…

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?