NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi/ Aktet normative të Edi Ramës kundër protestave që synojnë frikësimin e shkurajimin e qytetarëve, janë në kundërshtim të hapur me Kushtetutën dhe cënojnë të drejtat themelore të njeriut.
    1 day ago
    Berisha publikon grafikun për euron: Nuk u zhvlerësua nga turizmi, por nga dr*oga!
    1 day ago
    “Më çoni dhe në Spaç po deshët, nuk përkulem e nuk shantazhohem”/ Erion Veliaj reagon përsëri nga burgu, zgjeron akuzat…
    3 days ago
    Mbrojtja e Parkut Rinia nga betonizimi. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar formularët për mbledhjen e nënshkrimeve për zhvillimin e referendumit vendor…
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Irena Beqiraj/ E majta e gërryer moralisht dhe e paaftë tanimë për ta fshehur këtë
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Irena Beqiraj/ Përse pasuria nuk krijoi elitë?
Të tjera
Basir Çollaku/ PD ka ndalur diktaturën e Ramës, sulmues të saj flasin falë saj
Të tjera
Eduard Halimi/ Alert: Vendimi i ri për Sky ECC në Itali rihap betejën. Dështimet e avokatëve po konsolidojnë një rrugë të vetme të vendosur nga Kasacioni italian: Francën (Çfarë pritet për dosjen “Aruba” dhe çështjet e tjera në Shqipëri. Kush janë avokatët që po udhëheqin)
Të tjera
Ndriçim Mehmeti/ Buxheti i harresës së arsimit…
Të tjera
Belind Këlliçi/ Aktet normative të Edi Ramës kundër protestave që synojnë frikësimin e shkurajimin e qytetarëve, janë në kundërshtim të hapur me Kushtetutën dhe cënojnë të drejtat themelore të njeriut.
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Irena Beqiraj/ E majta e gërryer moralisht dhe e paaftë tanimë për ta fshehur këtë

Neutrale
Last updated: 2024/11/07 at 10:01 AM
Neutrale 2 years ago
Share
SHARE

Tipari themelor që duhet të dallojë të majtën dhe të djathtën nuk janë thjesht pikëpamjet e tyre përkatëse për ekonominë, por thelbi I dallimit janë qëndrimet e tyre në lidhje me rishpërndarjen. Për te majtët, sa më i madh është hendeku i ardhurave në nje shoqëri , aq më të larta duhet te jenë taksat dhe aq më e madhe duhet të jetë rishpërndarja.
Por në 4 dekadat e fundit, të majtët kanë lëvizur në drejtim të kundërt. Edhe pse pabarazia eshte rritur progresiviteti i taksave mbi të ardhurat është ulur, mbështetja në taksat regresive të konsumit te cilat rëndojnë mbi te varfërit është rritur, madje per t’u përshtatur me garën globale sot kapitalit taksohet edhe më pak. Lavjerrësi i politikës I te majtes u zhvendos shumë shpejt drejt individualizmit duke injoruar nevojën e veprimit kolektiv, të rregulluar ose të organizuar nga qeveritë.
Te majtët u dorëzuan shumë lehtë ndaj fondamentalizmit të tregut dhe i pranuan parimet e tij si qendrore. Për më tepër , ata e udhëhoqën lëvizjen e hiper-globalizimit në momente vendimtare.
Prsh lëvizja e lirë e kapitalit e cila është sot normë politike duke filluar nga Bashkimi Evropian, Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik dhe FMN ishte padyshim vendimi më fatal për pabarazinë e dukshme ne ekonominë globale në dekadat e fundit.
Ajo nuk u promovua nga ideologët e tregut të lirë pra nga te djathtët, por nga teknokratët francezë si Jacques Delors dhe Henri Chavranski , të cilët ishin të lidhur ngushtë me Partinë Socialiste në Francë. Po ashtu gjate krizëes se 2007 ishin bankat dhe korporatat e mëdha qe u shpëtuar nga të majtët, edhe jo familjet .

Thënë ketë e majta tradicionale u bashkua me të djathtën për të prodhuar një formë politike që teoricieni politik Chantal Mouffe, e përshkroi në vitet 2000 si ” post-demokratike “. Ndërsa socialdemokratët në të gjithë Perëndimin adoptuan centrizmin si Rrugë të Tretë ose “Taçerizmin me fytyrë njerëzore” .
Ndërsa perkrahën të njejtat mënyra të drejtimit ekonimik , të majtët pretenduan se pabarazia që prodhohet në ekonomi do të zbutej nga ” ëmbëlsuesit” që merrnin formën e më shumë shpenzimeve për programet sociale dhe arsimin , gjë që rrallë bëhej realitet.

Ndarja e madhe në politikë për të majtet nuk lidhej më me mënyrën se si duhet drejtuar ekonomia, por përkundrazi ato u fokusuan në marrëdhëniet shoqërore midis qeverisë dhe njerëzve. Ndaj edhe te majtët u përfshijnë në cështjet e tjera si ato te gjinisë, racës dhe orientimit seksual .

Ekonomisti francez Thomas Piketty ka dokumentuar edhe një transformim interesant në bazën sociale të partive të majta. Deri në fund të viteve 1960, të varfërit në përgjithësi votonin për partitë e së majtës, ndërsa të pasurit votonin për të djathtën. Që atëherë, partitë e krahut të majtë janë kapur gjithnjë e më shumë nga elita e mirëarsimuar, të cilën Piketty e quan “E majta Brahmin”, për t’i dalluar ato nga klasa e “Tregtarit”, anëtarët e së cilës ende votojnë për partitë e krahut të djathtë.

Piketty argumenton se ky transformim i elitës se majte e ka izoluar te majtët nga kërkesat rishpërndarëse. E majta Brahmine nuk është me miqësore me rishpërndarjen. Madje ajo arrin deri aty sa konfliktin e interesit ta justifikojë me meritokracinë . Madje edhe trafiku I influencës pranohet hapur si moralalshëm nga te majtët . Elitat e majta besojnë se ato e meritojnë vendin e privilegjuar në shoqëri, edhe të varfrit janë te tillë per shkak te paaftësisë së tyre e jo për shkak te mungeses se mundësive.

Ndaj dallimi midis partive politike kryesore, nuk është sot më i madh sesa ai midis Pepsit dhe Coke, duke I lenë qytetaret pa zgjedhje reale edhe në një krizë të thellë përfaqësimi.

Kriza e sotme të përfaqësimit e ka zhvendosur konfliktin politik nga midis ideve të majta e të djathta ( lënda parë e të cilave janë zgjidhjet ekonomike) në nje konflikt midis qytetarëve të të gjitha bindjeve dhe një grupi të ngushtë oligarkësh, ose “ kastës” . Qytetarët janë të lodhur nga çdo gjë që lidhet me të majtën tradicionale dhe po kërkojnë një qasje të re. Ose, siç e thotë Podemos , “Nëse doni ta bëni siç duhet, mos bëni atë që do të bënte e majta.”

Kjo ndarje e politikës nga morali për një kohë të gjatë nga te majtët, ka berë që cdo alternativë tjetër sado butaforike te jete , të konsidetohet si më e mirë.
Ndaj fitorja e Tramp nuk duhet parë si një “lajthitje” e elektoratit amerikan por nje thirrje ulëritese ” ndaj te majteve :
“Jeni të gërryer moralisht edhe nuk jeni më të aftë ta fshihni ketë”

Neutrale November 7, 2024
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Irena Beqiraj/ Përse pasuria nuk krijoi elitë?
4 hours ago
Basir Çollaku/ PD ka ndalur diktaturën e Ramës, sulmues të saj flasin falë saj
14 hours ago
Eduard Halimi/ Alert: Vendimi i ri për Sky ECC në Itali rihap betejën. Dështimet e avokatëve po konsolidojnë një rrugë të vetme të vendosur nga Kasacioni italian: Francën (Çfarë pritet për dosjen “Aruba” dhe çështjet e tjera në Shqipëri. Kush janë avokatët që po udhëheqin)
14 hours ago
Ndriçim Mehmeti/ Buxheti i harresës së arsimit…
1 day ago
Belind Këlliçi/ Aktet normative të Edi Ramës kundër protestave që synojnë frikësimin e shkurajimin e qytetarëve, janë në kundërshtim të hapur me Kushtetutën dhe cënojnë të drejtat themelore të njeriut.
1 day ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Irena Beqiraj/ Përse pasuria nuk krijoi elitë?

Basir Çollaku/ PD ka ndalur diktaturën e Ramës, sulmues të saj flasin falë saj

Eduard Halimi/ Alert: Vendimi i ri për Sky ECC në Itali rihap betejën. Dështimet e avokatëve po konsolidojnë një rrugë të vetme të vendosur nga Kasacioni italian: Francën (Çfarë pritet për dosjen “Aruba” dhe çështjet e tjera në Shqipëri. Kush janë avokatët që po udhëheqin)

Ndriçim Mehmeti/ Buxheti i harresës së arsimit…

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?