1. Nevoja e 2 aksrelatorëve është urgjente. Prej numrit të madh të personave që bëjnë rreze, 2 akserelatorët aktualë prishen shpesh. Dhe kjo shkakton radhë të madhe, vonesa në rrezatim për pacientët, etj.
Kjo bën që në kohë të gjatë pacientët të mos marrin rrezatim, përtej edhe protokollit të parashikuar.
2. Nevoja e një PET-SKAN-i.
Shëndetësia shqiptare nuk e ka një skaner të tillë, shumë të rëndësishëm për radiologjinë. Pet-skani shërben për të përcaktuar stadin e sëmundjes. Aktualisht bëhet në spitalet private ose jashtë Shqipërisë. Ka një kosto të madhe për pacientët që kërkojnë ta bëjnë.
3. Rritja e buxhetit për ilaçet onkologjike.
Nuk mund të tolerohet më mungesa e medikamenteve kimio.
Do jetë në nderin, (nëse kanë) të parlamentarëve shqiptarë t’i ngrenë këto çështje dhe t’i mundësojnë, teksa do të diskutojnë për buxhetin e vitit 2025.

