NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi/ Aktet normative të Edi Ramës kundër protestave që synojnë frikësimin e shkurajimin e qytetarëve, janë në kundërshtim të hapur me Kushtetutën dhe cënojnë të drejtat themelore të njeriut.
    1 day ago
    Berisha publikon grafikun për euron: Nuk u zhvlerësua nga turizmi, por nga dr*oga!
    1 day ago
    “Më çoni dhe në Spaç po deshët, nuk përkulem e nuk shantazhohem”/ Erion Veliaj reagon përsëri nga burgu, zgjeron akuzat…
    3 days ago
    Mbrojtja e Parkut Rinia nga betonizimi. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar formularët për mbledhjen e nënshkrimeve për zhvillimin e referendumit vendor…
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Lili Sula/ Mbi manualin e diskriminimit të mësueses dhe mosleximin e një vendimi të shkruar
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Irena Beqiraj/ Përse pasuria nuk krijoi elitë?
Të tjera
Basir Çollaku/ PD ka ndalur diktaturën e Ramës, sulmues të saj flasin falë saj
Të tjera
Eduard Halimi/ Alert: Vendimi i ri për Sky ECC në Itali rihap betejën. Dështimet e avokatëve po konsolidojnë një rrugë të vetme të vendosur nga Kasacioni italian: Francën (Çfarë pritet për dosjen “Aruba” dhe çështjet e tjera në Shqipëri. Kush janë avokatët që po udhëheqin)
Të tjera
Ndriçim Mehmeti/ Buxheti i harresës së arsimit…
Të tjera
Belind Këlliçi/ Aktet normative të Edi Ramës kundër protestave që synojnë frikësimin e shkurajimin e qytetarëve, janë në kundërshtim të hapur me Kushtetutën dhe cënojnë të drejtat themelore të njeriut.
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Lili Sula/ Mbi manualin e diskriminimit të mësueses dhe mosleximin e një vendimi të shkruar

Neutrale
Last updated: 2024/11/06 at 10:22 PM
Neutrale 2 years ago
Share
SHARE

Keqtrajtimi dhe diskriminimi i mësueseve është rregulli numër një në drejtimin e shkollave gjatë këtyre viteve, por rasti i mësueses M.D. është më i stërholluari – është manual për nga mënyra e presionit, dhunës, përjashtimit, shantazhit që i janë ushtruar ndër vite.

Dhe burimi është kërkesa e mësueses për përshtatje të orarit të mësimit, për shkak të rrethanave të veçanta në të cilat gjendej si kryefamiljare dhe prind me fëmijë me aftësi ndryshe, gjë që është parashikuar në akte ligjore. Por, edhe sikur të mos ishin parashikuar, zonja drejtoreshë B.Ç. do duhej t’i zbatonte ato, për të krijuar klimë të normale pune; ia kërkonte detyra që mbante, sepse ka norma e rregulla të cilat jetojnë me ne e s’duhet t’i lexojmë që t t’i praktikojmë. Këtu filloi kalvari i keqtrajtimit të mësueses, skemat e njohura të kundërvënies së kolegëve dhe diskriminimit të saj për t’i shkuar për shtat humorit të drejtoreshës, mbledhje për masa disiplinore duke mos respektuar asnjë bazë ligjore.

Shantazhi u stërhollua dhe perfeksionua kur ish drejtoresha e shkollës mblodhi Këshillin e Etikës dhe Komisionin e Disiplinës – të përbërë nga koleget shoqe e psikologe dhe pa fakte i japin vërejtje dhe paralajmërim për pushim nga puna mësueses, ndërsa gjithë stafi pedagogjik me ndonjë përjashtim të rrallë, nuk i flasin koleges, sepse drejtoresha e shpalli publikisht armike.

Është e njëjta situarë e luftës së klasave të viteve totalitare që përsëritet në skena teatrore veçimi e diskriminimi pa asnjë motiv real. Skema zgjerohet me përfshirjen e aktorëve të tjerë në lojë, të cilët edhe këta i shkojnë për shtat drejtoreshës për ushtrim presioni e shantazhi ndaj mësueses. Nuk ka asnjë mundësi teorike dhe praktike që persona të ndryshëm të shkruajnë të njëjtin tekst ankese, si nuk ka mundësi tjetër përpos se manipulimi dhe përdorja e tyre.

E goditur psikologjikisht, qëllimshëm, mësuesja i drejtohet Komisionerit për mbrojtjen nga diskriminimi për gjithë keqtrajtimin e përshkallëzuar, i cili u shpreh se bazuar ne aktet e administruara rezulton se ankesa si dhe në vijim procesi i shqyrtimit i zhvilluar nga Komisioni i Etikës dhe i Disiplinës së shkollës nuk shoqërohet me fakte dhe prova në lidhje me shkeljet e pretenduara nga ana e drejtoreshës B.Ç.

Komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi arriti në përfundimin se bazuar në fakte, rrethanat dhe provat e administruara, ankuesja M.D. i është nënshtruar një trajtimi të padrejtë dhe të disfavorshëm në kuadër të procedimit disiplinor të zhvilluar nga Komisioni i Etikës së shkollës.

Po s’kemi të bëjmë me happy end: ish drejtoresha B.Ç. për të mbyllur këtë histori turpi – që vetë kishte krijuar – u largua si drejtuese e shkollës, por keqtrajtimi dhe diskriminimi i mësueses dhe bullizimi i fëmijës së saj vijojnë me porosi të veçantë.

U ngrit edhe një emision televiziv, për ta bërë publike antihistorinë, të cilin e ndoqa, siç e kam ndjekur prej fillese këtë rast e me keqardhje vërejta se si mund të lexohet një vendim ashtu siç nuk është shkruar, duke më shtënë në mend se porosia vijon për përkryerjen e Manualit të diskriminimit të mësueses.

Neutrale November 6, 2024
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Irena Beqiraj/ Përse pasuria nuk krijoi elitë?
4 hours ago
Basir Çollaku/ PD ka ndalur diktaturën e Ramës, sulmues të saj flasin falë saj
14 hours ago
Eduard Halimi/ Alert: Vendimi i ri për Sky ECC në Itali rihap betejën. Dështimet e avokatëve po konsolidojnë një rrugë të vetme të vendosur nga Kasacioni italian: Francën (Çfarë pritet për dosjen “Aruba” dhe çështjet e tjera në Shqipëri. Kush janë avokatët që po udhëheqin)
14 hours ago
Ndriçim Mehmeti/ Buxheti i harresës së arsimit…
1 day ago
Belind Këlliçi/ Aktet normative të Edi Ramës kundër protestave që synojnë frikësimin e shkurajimin e qytetarëve, janë në kundërshtim të hapur me Kushtetutën dhe cënojnë të drejtat themelore të njeriut.
1 day ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Irena Beqiraj/ Përse pasuria nuk krijoi elitë?

Basir Çollaku/ PD ka ndalur diktaturën e Ramës, sulmues të saj flasin falë saj

Eduard Halimi/ Alert: Vendimi i ri për Sky ECC në Itali rihap betejën. Dështimet e avokatëve po konsolidojnë një rrugë të vetme të vendosur nga Kasacioni italian: Francën (Çfarë pritet për dosjen “Aruba” dhe çështjet e tjera në Shqipëri. Kush janë avokatët që po udhëheqin)

Ndriçim Mehmeti/ Buxheti i harresës së arsimit…

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?