Si Konservator në bindje, padyshim gëzohem për fitoren e Presidentit Trump,
Qasja e tijë ndaj bërthamës së familjes së shëndoshë, qartësia e tijë ndaj ‘absurdit’ prindi 1 e prindi 2, konservatorizmi i lëshim-të drejtave ndaj komunitetit LGTB, jo me qasje homofobe por i qartë në atë ç’ka Ata realisht përfaqësojnë, më bën optimist për të ardhmen…
Si Paqe-dashës, sigurisht qëndrimet e tija të prera se, domosdoshmërisht duhen gjetur rrugët e mundësitë pa kushte e me çdo kompromis për shuarjen e konflikteve Globale, kujtoj këtu Ukrainën dhe Gaz-ën, më ngazëllejnë tek shpresoj se bota do bëhet një vend më i mirë për tu jetuar kur politikat e tija të implementohen…
Si Shqiptar e si Demokrat nuk bashkohem dot me ‘cirkun naiv’ të statuseve klithëse ‘Fitore, Fitore’ , nëse dikush ka informata të sigurta se fitorja e Trump-it do na e kthejë ishullin e Sazanit…, do heqi Non-Gratën e Doktorit, apo do zhbëjë qeverisjen autokratike të Ram-sesit l, le të na e bëjë me dije dhe ne vdektarëve të painformuar…
Urime me zemër Presidentit Trump.
Kthjelltësi i këshilloj opozitës Shqiptare, me shpresën se pas dehjes nga një fitore që pak ose aspak do ndikojë në satus-kuonë e zhvillimeve politike në vend, të kuptojë që fitoren duhet ta kërkojë e meritojë, ‘sovranizmi’ kështu na mëson, apo jo…