Gjykata Administrative ka marrë sot vendimin në lidhje me ankimimin e deputetëve të Partisë Demokratike mbi dënimin nga Këshilli i Etikës për periudha të ndryshme kohore, që variojnë nga 40 deri në 60 ditë.
Administrativja shfuqizoi masat disiplinore, ndërsa vendimi u dha me ekzekutim të përkohshëm, pra aplikohet menjëherë.
Mësohet se për deputetët Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe Bledion Nallbati, është vendosur shfuqizim i pjesshëm duke lënë në fuqi përjashtimin me vetëm 10 ditë, pra nga data 3 deri me 13 tetor; ndërsa për deputetët e tjerë është lënë në fuqi përjashtimi me 5 ditë nga data 3 deri më datë 8 tetor.
Ndërkohë ka ardhur edhe reagimi nga Grupi Parlamentar i PD.
“Gjykata Administrative ka shfuqizuar vendimin e Elisa Spiropalit, e cila në shkelje të Kushtetutës dhe rregullores se kuvendit përjashtoi opozitën nga Kuvendi. Vendimi u dha me ekzekutim te përkohshëm, pra aplikohet menjëherë”, thuhet në vendim.
Gjykata shfuqizon vendimin e Spiropalit për dënimin e deputetëve të PD
Leave a comment Leave a comment