Kryeministri mund ta identifikoj se në Pavionin e Kirurgjisë një pacient me inicialet A.P ka ndërruar jetë në gjumë, pasi nuk ka qënë i survejuar nga asnjë aparaturë. Si mundet t’i lësh të sëmurët me zemër pa aparate monitorimi?
Por a e di Kryeministri Rama se në Shërbimin e Kardiokirurgjisë s’ka defibrilator? Pra nëse bën arrest kardiak në këtë pavion, për të shkuar në reanimacion të duhet 10 minuta. A pret arresti kardiak 10 minuta? Se atje është një aparaturë e tillë.
A e di Kryeministri se një pacient ka vdekur se bëri arrest kardiak në atë pavion, dhe nuk iu dha asnjë lloj ndihme, sepse defibrilatori ishte 10 minuta larg?
A e di Kryeministri se në sallat e operacioneve nuk jepet fasho sa duhet, a e di se nuk kanë pajisje mjekët? A e di Kryeministri se edhe anestezia s’jepet e plote?
I verifikon kollaj Kryeministri këto, mjafton të shikoj kërkesat që i bëjnë pavionet dhe sa marrin nga Farmacia Qëndrore e QSUNT.

