Nëna në shtrat
Ne nuk rrimë gjithë natën zgjuar me të.
Ajo rrinte me ne.
Sado që i themi fjalë të mira
Nuk i këndojme dot ninulla në djep.
Ëndrrat e saj janë për ne, jo për veten.
-A thua do t’ia dalë djali ose vajza, -thotë, -edhe pa mua.
Nuk na i thotë të gjitha si ne dikur asaj,
E ruan dhimbjen për vete, nuk e ndan krejt me ne.
Nëna në shtrat, kurorë e jetës
Lule e vjeshtës, këngë e pranverës.

