Nga Eliona Kodra Shkreli
SPAK troket edhe në Bashkinë e Shkodrës!
Benet Beci i Rilindjes, i vetëquajturi ‘menaxheri i sukseseve’, thirret në Prorkurorinë Speciale për tenderat korruptive (thonë burimet e liga) që ka dhënë.
Ajo që u pa qartë ishte frika e Tij kur u paraqit dhe kur doli nga dera e SPAK. I ndodhur nën trysni por edhe në paaftësinë e treguar në menaxhimin e bashkisë më të madhe veriore, buzëqeshja Benetiane dukej më e sforcuar se kurrë përballë gazetarëve të interesuar.
Pushteti i Tij i fituar me dhunë dhe me paratë e drogës dhe të korrupsionit ndihmuar edhe nga krimi i organizuar kërkon shpërblim dhe siç duket Benet Beci paska qënë i gatshëm për shpërblime i detyruar edhe nga ‘kthimi i borxhit’.
Në vetëm 1 vit e gjysëm mandat, kryebashkiaku grabitës i pushtetit, paraqitet para SPAK për ‘punët e mira’ që ka bërë.
Skandalet s’kanë të ndalur në Bashkinë e Shkodrës, skandale që po thellohen çdo ditë e më shumë. Tashmë duhet pritur e të shohim sesa do e mbrojë Rama të deleguarin e Tij politik, apo do e hedhë në kosh siç ka hedhur të gjithë ‘miqtë’ e Tij të korrupsionit!

