Mes tensionesh ka nisur edhe seanca plenare e ditës së sotme pasi deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren e Kuvendit.
Me pankarta në duar, deputetët e PD-së u vendosën para foltores dhe vendosën aparate zhurmues.
Grupi Parlamentar i PD-së, në mbledhjen e sotme mori vendimin që deputetët, të cilët nuk janë të përjashtuar dhe lejohen të futen në seancë ta bllokojnë atë.
Vetëm 20 minuta zgjati seanca e përcakuar për rendin e ditës dhe problematikave të ndryshme, ku fjalën e morën vetëm 4 deputetë socialistë.
Seanca plenare drejtohej nga Nënkryetari i Kuvendit, Bledi Çuçi.
Sikurse edhe në sencat e mëparshme, jashtë dhe brenda Parlamentit u vu re prani e shumë e efektivëve të Gardës së Republikës.

