Si dhanërr Korçe, si individ i fundjavave të pafundme të kalume në atë qytet që e dua pafundsisht (gjithmonë mas vendit ku kam le), si intelektual që ja dashuroj artin (ndonëse shumë ma i vonë se i qytetit ku kam le), që ja kam lakmi sjelljen e pa të meta të banorëve te tij (që asht ma i butë se i qytetit ku kam le), që ja du fort zhargonin (që i tingëllon bukur, por kurrë aq ambël sa i qytetit ku kam le), që ja respektoj historinë bashkë me “Republikën” e frankofininë (por që asht vite dritë ma e vonshme se e qytetit ku kam le), që ja adhuroj, biles ja “dashuroj” njerzit 😍, se prej aty kam gjysmën teme e s’kam ça shtoj ma tepër…(por jo sa gjakun përzjer me trashigiminë e vendit ku kam le) …, tham e bërtas;
-Kur dëgjoj se Pandi Laço asht e vetmja kandidaturë pér drejtor i kulturës (në vendin ku kam le) !!!, qesh e kujtoj ndodhinë e hershme ( koha e qoftë largut) kur zhvillohej takimi i estradave të qyteteve në Shkodërlocen tonë të përjetshme;
Skënder Sallaku ju pat “turr” të madhit Tano Banushi tek gjerbnin kafe pergjatë pushimit të provave ;
– O Tano, ju mbaheni për barcaleta, hajde të lutem na e thuj nji e na bëj për të qeshur …
U pat xanë ngusht Tano-ja i madh, se burrnia e mikpritësit ja “ndalte” gojën Shkodranit t’lidhun me sh’përgaj humorit…
Por Sallaku i Tironës nuk i ndahej, hajde pra të lutem, fol Tano, apo të është “shterur” fjala.
Me za t’ult pat fol “kolosi” i humorit Shkodran;
-Nigjo mor Skënder barcaletën,
Dje patën dal sabahit do kakareqa shkodret e bërtitshin, heeeej ka ardh estrada e Tirans me ba humor n’Shkodër …
P.S
Z. Kryetar Benet Beci shife kyt “hall” se nuk kam ça shtoj ma …
Me respekt harrisi , (nëse pyt kush asht?, po ta tham përpara) i lug kafjet kryp n’uj t’Velipojs …

