Vetëm pesë muaj pas plagosjes së rëndë nga 4 persona, avokti Sokol Mengjesi është rikthyer sot në GJKKO për të përfaqësuar ish-kryeministrin Sali Berisha për dosjen “Partizani”.
Avokat Mëngjesi është paraqitur në GJKKO pak para nisjes së seancës bashkë me avokatët e tjerë përfaqësues të Berishës.
Kujtojmë se pedagogu dhe avokati i njohur u dhunua deri në rrezik jete më 29 Maj të këtij viti.
Për këtë sulm u akuzua si porositës shtetasi Dritan Nano.
Simbas hetimeve, arsye e sulmit ndaj Mëngjesit dyshohet se ka qenë një çështje ligjore.
Ndërsa sa i përket dosjes “Partizani”, është gjyqtarja Flojera Davidhi që do të vendosë për kalimin ose jo për gjykim.
Vetë Berisha e Malltezi nuk janë paraqitur në seancë.
Pas shqyrtimit të dosjes me 333 fashikuj, gjyqtarja Davidhi pritet që të vendosë sot nëse Berisha dhe Malltezi do të kalojnë për gjykim ose jo.

