Një pyetje do kisha për…si t’i drejtohem, kryebashkiak apo i deleguar politik???
Që këtu në fakt fillon paqartësia publike dhe qytetare ndaj një individi i cili sot gjithçka i përket postit të kryebashkiakut e ka vënë në shërbim të politikës së Ramës, fushatës zgjedhore, pozicionit të tij politik si i deleguar i Qarkut, kur në fakt do duhej të ishte ndryshe…
Kryebashkiaku duhet të jetë vetëm
në shërbim të qytetit dhe banorëve të territorit që përfshin Bashkia Shkodër.
I deleguari Beci mashtron sa herë flet….harron premtimet që ka bërë dhe i mbivendos atyre premtimeve të tjera. Në fund nuk realizon asnjërën…
Gjatë fushatës për kryebashkiak, konkretisht me 7 mars 2023, Beci A-politik së bashku me Elisën e ‘Metamorfozës’ zhvilluan një takim me mësuese të Shkodrës për t’i ‘falenderuar’ (sa për fasadë) për punën që bëjnë në edukimin e brezave.
Gjatë atij takimi, dy ‘krenarët’ e partisë premtuan se Drejtoria Rajonale e Arsimit do kthehej nga Lezha në Shkodër dhe garancinë për këtë e ka dhënë pikërisht Elisa e krimit, madje duke siguruar se i ‘kishte marrë fjalën e burrit’ Skëndërbeut të saj dhe shefit të Becit për rikthimin e kësaj drejtorie në Shkodër.
Sot, i deleguari politik servir një tjetër ‘rrenë’ e cila në fakt nuk sqaron asgjë në lidhje me këtë marrëveshjen që na paskërka arritur Benetiani i Parë me ministren e arsimit. ‘Një projekt 1-vjeçar që i jep më shumë kompetenca Bashkisë’….por, në çfarë konsistojnë këto kompetenca të shtuara?
Këta marrin e japin kompetenca me njëri-tjetrin sepse në fund të fundit gjithçka ndahet brënda familjes rilindase, bëjnë pazare në emër të kompetencave diku të shtuara e diku të hequra, e në fund propagandë-fasadë për të gënjyer e mashtruar, pa asgjë konkrete, qytetarët/banorët në emër të ‘përmirësimit arsimor’ i cili në fakt në këto 12 vite ka rënë nën nivelin zero nga politikat skandaloze të kësaj qeverie.
Fillimisht, Beci dhe shokët/shoqet e tij të partisë duhet të japin llogari përse drejtoritë kryesore i kanë transferuar nëpër bashki të tjera duke e ‘zhveshur’ qëndrën më të madhe të Veriut nga çdo kompetencë me synimin e vetëm për t’i zbehur madhështinë e një qyteti plot trashëgimi historike dhe kulturore si asnjë qytet tjetër në Shqipëri?
Beneti dhe partia që ai përfaqëson, e duan Shkodrën vetëm për lavd personal duke e parë si një trofe’ që duhet fituar por kurrë si një qytet që duhet zhvilluar.
Shkodra s’harron, ajo është e djathtë sepse paraardhësit komunistë të partisë në pushtet e kanë persekutuar gjithmonë dhe vazhdojnë t’a bëjnë prej 12 vitesh edhe pasaardhësit e tyre.
#ShkodraNukHarron
#ShkodraAntikomuniste
#ShkodraDoTaJapëPërgjigjen


