Prokuroria e Posaçme ka kërkuar një vit e gjysmë burg për Majlinda Bufi, kryetaren e Bashkisë së Roskovecit, e akuzuar për përdorim të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore.
Prokurorja Dorina Bejko ka kërkuar gjithashtu një masë shtesë, që kryetarja e Bashkisë të mos ushtrojë funksione publike për 5 vjet.

