Ndër të tjera Partia Lëvizja e Legalitetit (PLL) propozon një paketë masash për përmirësimin e procesit zgjedhor në vend, me qëllim rritjen e transparencës, pjesëmarrjes qytetare dhe garantimin e drejtësisë në zgjedhje:
1-Sistem zgjedhor proporcional kombëtar i hapur, ose alternativisht me katër rajone zgjedhore, për të siguruar përfaqësim më të drejtë të qytetarëve.
2-Votim dhe numërim elektronik, për të rritur shpejtësinë dhe saktësinë e procesit zgjedhor.
3-Koalicione zgjedhore transparente!
Çdo subjekt zgjedhor mund të depozitojë listat e kandidatëve të tij si pjesë e një koalicioni, me dakordësi ligjore për ndarjen e votave mes subjekteve të koalicionit.
4-E drejta e kandidimit pa barriera!
Çdo subjekt zgjedhor të ketë të drejtën e kandidimit pa grumbullim firmash apo mbështetje nga deputetë aktualë.
5-Numri i kandidatëve për këshilltarë bashkiak!
Ky numër të jetë në zgjedhjen (dëshirën) e subjektit, pa kërkesë për plotësim të detyrueshëm të listës 100%, eleminon shumë gjëra.
6-Formular i dekriminalizimi i kandidatëve për këshilltar bashkiak.
Ky formular të plotësohet dhe kontrollohet me imtësi për kandidatët që marrin mandat, dhe jo paraprakisht në fillim të fushatës nga çdo kandidat.
7-Raundi i dytë për kryetarë bashkie.
Kryetar bashkie, të shpallet fitues kandidati që merr mbi 50% të votave; në të kundërt, zhvillohet raundi i dytë.
8-Ndalimi i vëzhguesve pranë qendrave të votimit!
Për të garantuar proces të qetë dhe pa presion mbi votuesit, të mos lejohet prania e tyre në QV dhe QNV
9-Pjesëmarrja e shoqërisë civile në numërim!
Në grupet e numërimit të përfshihen përfaqësues nga shoqëria civile dhe jo të propozuar nga subjektet zgjedhore.
10-Forcimi i masave kundër korrupsionit elektoral.
Duhet të rriten masat penalizuese, dënime më të rrepta, për personat që tentojnë të blejnë vota ose të intimidojnë votuesit.
Partia Lëvizja e Legalitetit kërkon që këto masa të diskutohen dhe miratohen në përputhje me ligjin zgjedhor, për të garantuar zgjedhje të lira, të ndershme dhe të besueshme për çdo qytetar shqiptar.
Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Shpetim Axhami

