Prokurorja e Hagës ka kërkuar një vendim dënimi prej 45 vitesh burg për drejtuesit e UÇK-së për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.
Kjo kërkesë mbetet e padrejtë si e pabazuar në fakte bindëse, ashtu si edhe u dëgjua nga dëshmi të shumtë dhe si u pa përgjatë procesit hetimor.
UÇK-ja lindi si një nevojë jetike për të mbrojtur lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve të Kosovës nga spastrimi etnik i ushtruar nga makineria ushtarake serbe. Ajo u formua si një rezistencë për mbrojtjen e dinjitetit, nderit, familjes dhe kombit shqiptar, prandaj kurrë nuk mund të njolloset apo nëpërkëmbet ajo.
Armiku ka qenë dhe mbetet Serbia, me krimet e saj të dokumentuara, ndërsa luftëtarët e UÇK-së ishin në të drejtën e tyre legjitime mbrojtëse.
Liri për ta! Historia nuk duhet të deformohet!

