Kryebashkiaku i Rrogozhinës shkon në burg…
Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për Edison Memollen, kryebashkiaku i Rrogozhinës shkon në burg
Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë ndaj Edison Memollës, kryebashkiakut të Rrogozhinës. Me këtë vendim, dënimi merr formë të prerë dhe Memolla do të vuajë dënimin me burg.
Trupi gjykues rrëzoi ankimimin e bërë nga mbrojtja, duke konfirmuar plotësisht vendimin e dhënë më herët nga GJKKO. Si pasojë, Memolla humbet përfundimisht mandatin si kryetar bashkie dhe i hapet rruga procedurave për zbatimin e vendimit penal.
Pas shpalljes së vendimit të formës së prerë, në Bashkinë e Rrogozhinës pritet të shpallen zgjedhje të parakohshme për kryebashkiak.

