15 te vdekur midis tyre 3 FEMIJE edhe 4 gra – 25 të plagosur, ku 12 janë femije, të gjithë me kombësi avgane. Mosha e madhe deri ne 15 vjeç midis tyre dhe vajza.
Nje tragjedi ndodhur te marten ora 21.00 brigjet e ishullit XIOS – 8 km larg, tragjedi që të dhëmb e përsëritur dhe qe do të përseritet për sa kohë që nuk ka rrugë ligjore dhe të sigurta emigrimi.
Historia e hidhur na ka treguar dhe po na tregon se njerëzit e vendeve te varfëra do të vazhdojnë të kërkojnë mënyra për të emigruar, duke rrezikuar jetën e tyre, përball kontrabandës që vazhdojnë të përfitojnë.
Dhe për sa kohë që kthimet e paligjshme në mbarë Europën konsiderohen një praktikë e pranuar në heshtje nga shtetet, do të humbasin më shumë jetë njerëzore.
Është kjo Europë qe dikur emigronte për nje jete më të mirë në kontinentet më të largëta, ndërsa sot është bërë një kështjellë me murre hermetike, duke mos kursyer jete njerëzish.
Kjo tragjedi tregoi edhe një herë se është rezultat i një politike çnjerëzore për të parandaluar emigrantët të shkelin në tokën parajsë me çdo mjet – çdo çmim.
Eshte nje tragjedi qe na dhemb Zoti Plevri- dhimbja nuk ka kombësi as ngjyre. Ligjet e ashpra te ministrit Plevris dhe gjuha e tij raciste, ngritja e kampeve ne vendet afrikane per debimin e emigranteve ilegalë ne Greqi ndikojne fatkeqesisht ne ngjarrje te tilla te renda.
Po neser ne parlament cfare do te thote ky minister per humbjen e e 15 jete dhe plagosjen e 25 avganeve.
Është absolutisht e nevojshme të hetohen plotësisht rrethanat e sakta të tragjedisë, për të mësuar të verteten…Skafi i Rojes Bregdetare ka kamer dhe per kete ka mundesi te zbardhet e verteta…
Ka zgjidhje, për sa kohë që ka vullnet politik, por…?
Tragjedia me emigrantët në ishullin Xios me 15 të vdekur / Reagon nga Athina gazetari Shpëtim Zinxhiria: Është një tragjedi që na dhemb – dhimbja nuk ka kombësi as ngjyrë.
Leave a comment
Leave a comment

