Duke marrë në konsideratë rezidentët shqiptarë në vendet e Bashkimit Europian, të dhënat e Eurostat tregojnë se Shqipëria ka rreth 466 emigrantë për çdo 1 mijë banorë.
Praktikisht, një në dy shqiptarë është larguar nga vendi.
Kur rreth 50% e bashkatdhetarëve detyrohen të emigrojnë, nuk kemi më thjesht emigracion, por eksod masiv. Ky eksod ka një emër të qartë: keqqeverisje, varfëri dhe pasiguri ekonomike, nivel i ulët i arsimit dhe shëndetësisë, stres i vazhdueshëm shoqëror në një vend të mbërthyer nga krimi dhe korrupsioni.
Është humbja e shpresës për të ardhmen, për edukimin e fëmijëve dhe për mirëqenien e familjes.
Ky shpopullim, kjo hemorragji e vazhdueshme, ky shkretim i vendit është një fatkeqësi kombëtare me rrënjë të thella që nuk dihet se deri ku shtrihen dhe me pasoja egzistence aftatgjate.

