Këto procese duhet të zhvillohen me standarde, transparencë dhe me rol përcaktues të opozitës në komisionet dypalëshe, jo përmes imponimeve të njëanshme të PS apo marrëveshjeve të minutës së fundit.
Çdo përpjekje për ta drejtuar njëanshmërisht reformën territoriale është antidemokratike dhe rrezikon të prodhojë një reformë edhe më të dëmshme se ajo e vitit 2014, e realizuar pa pjesmarrjen e opozitës.
Nevojitet transparencë e plotë mbi qëndrimet konkrete të PD, për të dyja reformat, si kryesore kjo në këtë proçes dhe një bashkëpunim i gjerë opozitar, përfshirë edhe forcat jashtë koalicionit aktual, në shërbim të interesit publik dhe standardeve demokratike.

