NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën
    3 hours ago
    Belind Këlliçi akuzon kryeministrin: Edi Rama është mbrojtësi më i madh i korrupsionit, po ndryshon Kodin Penal për të shpëtuar bashkëpunëtorët
    2 days ago
    Rama mesazh prokurorëve dhe gjykatësve: Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit
    2 days ago
    Çështja e zgjedhjes së Avokatit të Popullit/ Gazment Bardhi: KEQARDHJE PËR GJYKATËN KUSHTETUESE QË NË KËTË ÇËSHTJE U ZEQINIZUA! TURP!
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Kodi i Ri Penal dhe Fytyra e Vërtetë e Euthanasisë!
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën
Kryesore Politikë
Rama për “WELT”: Korrupsioni po luftohet, por drejtësia “nuk është europiane”
Kryesore
Luçiano Boçi/ SHQIPËRIA E PARA NGA FUNDI NË ARSIMIN E LARTË
Të tjera
Kryeministri Rama: Do hapen tre aeroporte të reja, Kukësi, Vlora dhe një tjetër në Jug të vendit…
Kryesore
Veliaj nga burgu, del kundër Ramës: Pezulloni ndarjen e bashkive
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Kodi i Ri Penal dhe Fytyra e Vërtetë e Euthanasisë!

Neutrale
Last updated: 2026/01/29 at 6:29 PM
Neutrale 8 months ago
Share
SHARE

Në çdo shoqëri, ligjet janë pasqyra e vlerave të saj. Ato tregojnë se çfarë mbrohet, çfarë nderohet dhe çfarë sakrifikohet. Kur një shtet nis të diskutojë ose të normalizojë euthanasinë, ai në fakt po pranon publikisht se ka dështuar në detyrën e tij themelore: të mbrojë jetën. Jo vetëm të jetën e të fortëve dhe njerëzve produktivëve, por mbi të gjitha të jetën e të dobëtëve, të sëmurëve, të lodhurve, të moshuarve dhe të atyre që ndodhen në errësirën e dëshpërimit.

Euthanasia nuk është përparim. Është një dorëzim. Është një shenjë e falimentimit moral, shoqëror dhe institucional.

Në Kodin e Ri Penal i cili tanimë është duke u diskutuar, maxhoranca e sekstit te rilindjes që sapo miratoi në Kuvendin e Shqipërisë ‘Ligjin për Barazinë Gjinore’ tani synon të legalizojë euthanasinë.

Arsyeja që kam vendosur te shkruaj këtë artikull të shkurtër është nevoja që ju të dëgjoni klithmën morale që shoqëron legalizimin e këtij ligji. Sepse aty ku ligji nis të legalizojë vdekjen, shoqëria ka ndalur së besuari në shërimin, në kujdesin dhe në dinjitetin njerëzor.

Çfarë është euthanasia?

Euthanasia është veprimi i qëllimshëm për t’i dhënë fund jetës së një personi, zakonisht me anë të ndërhyrjes mjekësore, me arsyetimin se kjo e shpëton personin nga vuajtja. Në formën moderne, euthanasia paraqitet si “vdekje e asistuar” ose “ndihmë mjekësore në vdekje”.

Por gjuha e butë nuk e ndryshon realitetin: euthanasia është akt i drejtpërdrejtë i shuarjes së jetës. Nuk është mjekim. Nuk është terapi. Është përfundim i jetës.

Pra, në vend që të luftohet dhimbja, i jepet fund personit që e përjeton atë.

Në botën antike, veçanërisht në shoqëritë pagane, jeta nuk kishte vlerë absolute. Sparta eliminonte foshnjat me aftësi të kufizuara. Në Romën e lashtë, vetëvrasja dhe vdekja “dinjitoze” ishin pjesë e një etike stoike që glorifikonte kontrollin mbi jetën dhe vdekjen. Platon dhe Aristoteli flisnin për eliminimin e atyre që nuk ishin “të dobishëm” për polis-in (qytetin). Në këto shoqëri, njeriu vlente për aq sa ishte funksional.

Krishtërimi solli revolucionin moral më të madh në histori: çdo njeri ka vlerë sepse është krijuar sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë. Jeta nuk është pronë e shtetit, e mjekut apo e individit. Ajo është dhuratë hyjnore.
Në dialogun kristian, euthanasia nuk është mëshirë, por mohim i shpresës, i durimit dhe i shenjtërisë së jetës.
Nga kjo premisë, euthanasia është dëshmi e pafuqisë së shtetit për të:
• ndërtuar një sistem shëndetësor që shëron,
• një sistem social që përkrah,
• një shoqëri që nuk braktis njerëzit e saj.

Euthanasia është pranimi se është më e lehtë të vrasësh sesa të kujdesesh. Kushton më pak të përfundosh jetën sesa të investosh për jetën. Është më e lehtë t’i japësh fund dhimbjes sesa të luftosh për shpresën. Euthanasia nuk është akt dhembshurie. Është akt dorëzimi. Është dështim në betejën për jetën.

Rastet kanadeze janë të frikshme!

Një grua 80-vjeçare në Ontario, që hoqi dorë qartë nga euthanasia për arsye fetare dhe personale, u vra brenda një dite përmes “vdekjes së asistuar”, nën presionin e bashkëshortit dhe një sistemi që nuk e mbrojti dot. Raporti zyrtar pranoi se akti ndodhi kundër vullnetit të saj. Ky nuk është mjekim. Është ekzekutim institucional.

Rasti i Kiano Vafaeian është edhe më tronditës. Një 26-vjeçar me depresion të rëndë, diabet dhe verbëri, u eutanazua pasi sistemi e trajtoi vuajtjen mendore si sëmundje fizike për të kaluar filtrat ligjorë. Në fakt, i riu nuk kishte nevojë për vdekje. Ai kishte nevojë për shërim. Nëna e tij tha fjalinë më të rëndë:
“Sistemi zgjodhi vdekjen në vend të kujdesit.”

Nëse do të rendisja në formë të reduktuar arsyet pse globalistët e ekstremit të majtë kërkojnë legalizimin e euthanasisë, janë si më poshtë:
Euthanasia redukton kostot shëndetësore. Eliminon barrën sociale, pastron statistikat. I shndërron njerëzit në numra dhe jeta njerëzore humb kuptimin dhe vlerën e saj. Si dhe e sheh jetën njerëore si shpenzim buxhetor. Gjithçka ndërtohet mbi filozofinë utilitariste që përkufizohet: nëse jeta nuk prodhon, ajo nuk ia vlen të vazhdojë.

Sot po mendoja mbi pyetjen se çfarë do të ndodhte me Shqipërinë nëse legalizohet euthanasia?

Shqipëria po plaket me shpejtësi. Në 30 vitet e fundit mosha mesatare është rritur me mbi 10 vjet. Të rinjtë largohen, të moshuarit mbeten vetëm. Sistemi shëndetësor është i dobët. Kujdesi paliativ pothuajse inekzistent. Legalizimi i euthanasisë në këtë kontekst do të ishte katastrofë morale dhe shoqërore.

Këto do të jenë 5 komplikime e rënda për Shqipërinë:
1. Do të ketë rritje të presioni ndaj të moshuarve për të “mos u bërë barrë” e familjes dhe shoqërisë.
2. Ekziston mundësia e keqpërdorimit nga familjarë për interesa ekonomike.
3. Rritje e korruptimit të sistemit mjekësor.
4. Normalizimi i vdekjes si zgjidhje sociale.
5. Humbja e respektit për jetën njerëzore.

Përballë komplikimeve që sjell euthanasia, arsyet për moslegalizimin e saj janë të mëdha. Euthanasia nuk duhet të legalizohet sepse:
1. Jeta është e shenjtë dhe e paprekshme.
2. Vuajtja nuk justifikon vrasjen.
3. Shteti ka detyrë të mbrojë, jo të eliminojë.
4. Kujdesi dhe dashuria janë përgjigjja, jo injeksioni vdekjeprurës.
5. Euthanasia shkatërron themelet morale të shoqërisë.

Në fund, pyetja nuk është: “A kemi të drejtë të vdesim?”
Por:
“A kemi ende guximin të mbrojmë jetën?”

Sepse një shoqëri që legalizon euthanasinë, nuk po zgjedh mëshirën.
Po zgjedh rrugën e errët të dorëzimit. Pastor Akil Pano

Neutrale January 29, 2026
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën
3 hours ago
Rama për “WELT”: Korrupsioni po luftohet, por drejtësia “nuk është europiane”
7 hours ago
Luçiano Boçi/ SHQIPËRIA E PARA NGA FUNDI NË ARSIMIN E LARTË
10 hours ago
Kryeministri Rama: Do hapen tre aeroporte të reja, Kukësi, Vlora dhe një tjetër në Jug të vendit…
1 day ago
Veliaj nga burgu, del kundër Ramës: Pezulloni ndarjen e bashkive
1 day ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën

Rama për “WELT”: Korrupsioni po luftohet, por drejtësia “nuk është europiane”

Luçiano Boçi/ SHQIPËRIA E PARA NGA FUNDI NË ARSIMIN E LARTË

Kryeministri Rama: Do hapen tre aeroporte të reja, Kukësi, Vlora dhe një tjetër në Jug të vendit…

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?