Në Ditën Ndërkombëtare të Mbrojtjes së të Dhënave Personale, Flamur Noka, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, ka shkruar në rrjetet sociale:
“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Mbrojtjes së të Dhënave Personale, dëshiroj t’ju rikujtoj se të dhënat tuaja, të gjitha, një më një, numri i letërnjoftimit tuaj, i telefonit, i targës së automjetit që ngisni, adresa e shtëpisë dhe llogaria juaj bankare, disponohen nga Ergys Agasi dhe rrjeti i strukturuar kriminal që ai ndërlidh me KM Edi Rama. Gysi di sa kredi keni, ku e keni dhe me sa % e keni. Gysi di vendndodhjen e pronës suaj, të shtëpisë dhe të punës suaj. I gjithë informacioni që shteti shqiptar zotëron sot, përfshirë atë sekret që vjen nga shërbimet, gjendet në duart e karteleve dhe të koordinatorit të narkoshtetit, Ergys Agasi”


