Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali me ftesë të Ministrit të Jashtëm të Republikës së Turqisë, Hakan Fidan ka shkuar në Stamboll.
Ajo ka marrë pjesë në Platformën e Paqes së Ballkanit.
Lajmin e bën me dije në rrjetet sociale vetë Spiropali, si më poshtë:
🇦🇱🇹🇷| Stamboll – Me ftesë të Ministrit të Jashtëm të Republikës së Turqisë, Hakan Fidan, në Platformën e Paqes së Ballkanit, mbi rrugët e avancimit të bashkëpunimit rajonal për ndërlidhje, zhvillim ekonomik, siguri energjetike dhe integrim europian.
Në cilësinë edhe të Anëtarit të Bordit Ekzekutiv të Paqes, kolegu Fidan prezantoi rëndësinë e këtij mekanizmi të ri të krijuar nga Presidenti Trump për ndërtimin e paqes së qëndrueshme në një kohë sfidash.
Shqipëria është gjithashtu gati për të marrë përgjegjësitë e saj si Anëtar Themelues i Bordit të Paqes me besimin se bashkëpunimi me aleatët tanë strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerë të tjerë do të çelë një kapitull të ri në historinë e zgjidhjes së konflikteve ndërkombëtare.🇦🇱🇺🇸



