Ky Komitet do të jetë në rolin e një “qeverie” teknikësh, e cila do të perqendroj aktivitetin në ndërtimin e shërbimeve publike, ringritjen e institucioneve civile dhe stabilizimin e jetës së përditshme.
Në mbledhjen e parë, Shaath nënshkroi Deklaratën e Qëllimit të KKAG-së, një trupë me figura vendore, e autorizuar nga Rezoluta 2803 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Plani i Paqes me 20 pika të presidentit amerikan, Donald J. Trump.
Kujtojmë se Dr. Ali Shaath ka qenë zëvendësministër i Autoritetit Palestinez.


