Tirana po, Durrësi po. Ndërsa Shkodra? Shkodra lihet sërish në harresë.
Qeveria e inceneratorëve, e kullave të drogës dhe e luksit kriminal, ka vendosur edhe një herë vijën e kuqe të urrejtjes mbi qytetin tonë.
Ndërsa për qytetet e tjera prezantohen projekte kampusesh moderne, Shkodrës i ofrohet vetëm heshtja, krimi dhe rruga për të ikur.
Kjo qeveri, e cila funksionon si kartel dhe jo si administratë.
Ata po ju ndëshkojnë ju, studentë të Shkodrës, sepse keni shpirtin e lirë. Ata duan t’ju lënë pa kushte, pa laboratorë, pa dinjitet akademik, me shpresën e vetme që të ikni.
Ata duan Shkodrën pa Rini!
Kjo narko-qeveri ka një plan të qartë: zbrazjen e Shkodrës. Një Shkodër pa studentë është më e lehtë për t’u sunduar nga bandat. Një rini që ikën, është një rrezik më pak për pushtetin e tyre të kalbur.
Rinisë shkodrane u bëj thirrje të mos e ulni kokën! Mos e pranoni këtë poshtërim! Kampusi nuk është lëmoshë, është e drejta juaj që buron nga taksat e prindërve tuaj të ndershëm.
Shkodra i ka mbijetuar diktaturave më të egra se kjo e juaja, që është thjesht një karikaturë droge.
Shkodra nuk lëshon pe! Rinia nuk ikën. Rinia reagon!
#24janar
#protesto

