Lajmin e bën me dije në rrjetet sociale vetë Xhelal Mziu.
Reagimi i plotë:
🇦🇱 E vërteta nuk është shpifje, është çështje nën hetim nga SPAK
Gjykata e Posaçme (GJKKO) pushoi padinë penale për “shpifje” të depozituar nga deputeti socialist Agron Malaj ndaj meje.
⚖️ Arsyeja është thelbësore dhe e qartë:
Faktet që kam denoncuar publikisht janë objekt hetimi nga SPAK.
Kur një çështje është nën hetim nga organi i posaçëm i drejtësisë, denoncimi nuk është shpifje, por e vërtetë që po verifikohet ligjërisht.
Gjykata konstatoi gjithashtu:
🔹 Mosparaqitjen e paditësit Agron Malaj
🔹 Mosparaqitjen e avokatit të tij, pa asnjë shkak të arsyeshëm
Kjo tregon se padia nuk kishte qëllim zbardhjen e së vërtetës, por frikësimin dhe heshtjen e opozitës.
🔸️ Askush nuk mund të fshihet pas padive kur faktet flasin.
🔸️ Korrupsioni në Bashki dhe dyshimet për tjetërsim të vullnetit të qytetarëve në zgjedhje nuk mbulohen me padi për shpifje.
Drejtësia ka nisur rrugën e saj dhe secili do të mbajë përgjegjësi për atë që ka bërë, sipas ligjit.
📌 Unë do të vazhdoj të flas.
📌 Do të vazhdoj të denoncoj.
📌 Sepse e vërteta nuk dënohet, ajo hetohet dhe gjykohet.

