NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën
    5 hours ago
    Belind Këlliçi akuzon kryeministrin: Edi Rama është mbrojtësi më i madh i korrupsionit, po ndryshon Kodin Penal për të shpëtuar bashkëpunëtorët
    3 days ago
    Rama mesazh prokurorëve dhe gjykatësve: Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit
    3 days ago
    Çështja e zgjedhjes së Avokatit të Popullit/ Gazment Bardhi: KEQARDHJE PËR GJYKATËN KUSHTETUESE QË NË KËTË ÇËSHTJE U ZEQINIZUA! TURP!
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Hysni Gurra/ Heshtja e privilegjuar e intelektualit
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën
Kryesore Politikë
Rama për “WELT”: Korrupsioni po luftohet, por drejtësia “nuk është europiane”
Kryesore
Luçiano Boçi/ SHQIPËRIA E PARA NGA FUNDI NË ARSIMIN E LARTË
Të tjera
Kryeministri Rama: Do hapen tre aeroporte të reja, Kukësi, Vlora dhe një tjetër në Jug të vendit…
Kryesore
Veliaj nga burgu, del kundër Ramës: Pezulloni ndarjen e bashkive
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Hysni Gurra/ Heshtja e privilegjuar e intelektualit

Neutrale
Last updated: 2026/01/08 at 9:18 AM
Neutrale 9 months ago
Share
SHARE

Lea Ypi nuk është kurrësesi një grua shqiptare e rëndomtë. Kjo është bindja ime.

Por në shoqëri të dobëta institucionalisht, intelektuali nuk është kurrë thjesht shkrimtar, akademik apo studiues. Ai është figurë publike, simbol dhe, shpesh, alibi morale. Për këtë arsye, përgjegjësia e tij nuk matet vetëm me librat që shkruan, por me heshtjet që zgjedh dhe me pushtetin pranë të cilit pranon të qëndrojë.

Rasti i Lea Ypit nuk është interesant për atë që ajo ka thënë, por për atë që nuk ka thënë, në një kohë kur kishte mikrofon, vëmendje dhe legjitimitet ndërkombëtar. Në një Shqipëri të shpopulluar, me media të kapura, me zgjedhje të kontestuara dhe me pushtet të përqendruar në dorën e një njeriu, heshtja e intelektualit nuk është neutralitet — është pozicion.

Lea Ypi u promovua fuqishëm brenda një ekosistemi mediatik dhe politik të dominuar nga pushteti i Edi Ramës. Ky promovim nuk ishte rastësor. Ai shërbente për të prodhuar një imazh modern, liberal dhe perëndimor të një qeverisjeje që akuzohet gjerësisht për autoritarizëm dhe kleptokraci.

Lea, me dy libra, është përkthyer në më shumë gjuhë se Ismail Kadare, autor i mbi dyzet kryeveprave. As kjo nuk është rastësi. Mos bëjmë naivin kot. Është e njohur që Lea Ypi, ashtu si Edi Rama, janë pjellë ideologjike e një mitre shumë të fuqishme në Europë dhe SHBA: Fondacionit Soros — një mitër me pushtet mediatik dhe politik të mjaftueshëm për të prodhuar “yje” sipas nevojës.

Një intelektual mund të mos e kërkojë këtë rol. Por në momentin që e pranon pa distancë kritike, bëhet pjesë e tij.
Këtu lind problemi moral.

Albert Camus refuzoi të bëhej dekor moral i çdo pushteti, edhe kur kjo i kushtoi miqësi, karrierë dhe izolim.

George Orwell e quante heshtjen selektive të intelektualëve një formë bashkëfajësie.

Hannah Arendt paralajmëronte se elitat që përçmojnë publikun dhe justifikojnë pushtetin krijojnë terrenin ku lulëzon autoritarizmi.

Lasgush Poradeci zgjodhi varfërinë dhe heshtjen personale, por kurrë kompromisin publik.

Në këtë kuptim, problemi nuk është se Lea Ypi nuk u bë opozitare. Nuk besoj se ia ka kërkuar kush këtë rol. Problemi është se ajo nuk artikuloi asnjë distancë morale nga pushteti që e përdori si simbol, ndërkohë që qytetarët e zakonshëm përballeshin me pasojat konkrete të atij pushteti.

Më problematike ishte mënyra se si ajo e lexoi kritikën shoqërore: si prapambetje, zili apo mentalitet problematik. Këtu ndodh përmbysja e rrezikshme — intelektuali vendos veten mbi shoqërinë, jo brenda saj.

Kjo nuk është qëndrim kritik. Është elitizëm moral. Dhe elitizmi moral është gjithmonë aleat i pushtetit, kurrë i lirisë.

Nëse një intelektual ndien se është keqkuptuar apo keqtrajtuar, pyetja e parë nuk duhet të jetë “Çfarë problemi ka kjo shoqëri?”, por “Çfarë roli kam pranuar unë në këtë kontekst?”. Lea Ypi e dinte shumë mirë se studiot që i dhanë hapësirë “për librin” dhe i hodhën pyetje si “a ke ardhur për t’u bërë kryeministre teknike?”, kishin të njëjtin regjisor: Edi Ramën.

Dhe ajo është mjaftueshëm inteligjente për ta kuptuar se atashimi i saj — ose mungesa e distancimit nga përdorimi që i bëri pushteti — i bën më shumë dëm asaj sesa Ramës. Nëse dikush thotë se ajo ka folur njëherë kundër Ramës, po, është e vërtetë: për një rast kur Rama, për interes të vetin, shkeli vijën ideologjike të Soros dhe u afrua me “fashisten” Meloni.

Prandaj Lea Ypi duhet të qetësojë shpirtin e saj dhe të kuptojë se ky nuk është gjyq personal. Është kriter. Dhe kriteri është i thjeshtë: intelektuali nuk matet nga sa i pëlqen pushtetit, por nga sa e bezdis atë.

Në momentin që një intelektual bëhet i padëmshëm për pushtetin dhe problematik për qytetarët, diçka thelbësore ka dështuar. Dhe ky dështim nuk është i shoqërisë — është i rolit që intelektuali ka zgjedhur të luajë.

Neutrale January 8, 2026
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën
5 hours ago
Rama për “WELT”: Korrupsioni po luftohet, por drejtësia “nuk është europiane”
9 hours ago
Luçiano Boçi/ SHQIPËRIA E PARA NGA FUNDI NË ARSIMIN E LARTË
12 hours ago
Kryeministri Rama: Do hapen tre aeroporte të reja, Kukësi, Vlora dhe një tjetër në Jug të vendit…
1 day ago
Veliaj nga burgu, del kundër Ramës: Pezulloni ndarjen e bashkive
2 days ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën

Rama për “WELT”: Korrupsioni po luftohet, por drejtësia “nuk është europiane”

Luçiano Boçi/ SHQIPËRIA E PARA NGA FUNDI NË ARSIMIN E LARTË

Kryeministri Rama: Do hapen tre aeroporte të reja, Kukësi, Vlora dhe një tjetër në Jug të vendit…

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?