Viti 2026 ka nisur me lajmin e dhimbshëm, të një aksidenti të rëndë rrugor me pasojë humbjen e jetës së tre të rinjve.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur kthesa e Luzatit.
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën rreth orës 03: 20 të ditës së parë të këtij viti.
Përplasja ka qenë tepër e fortë duke shkaktuar 3 viktima.
Mësohet se automjeti me drejtues shtetasin Martin Dulaj, 25 vjeç, banues në Tepelenë është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi Klejdi Myftari, 24 vjeç, banues në Tepelenë edhe ky.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy drejtuesit e automjeteve, pasagjeri shtetasi Anxhelo Ruçi, 27 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe ka mbetur e dëmtuar shtetasja Arsida Demiri, 19 vjeçe, banuese në Delvinë, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.

