Dikush dje më tha me shaka që Vlora nuk ka ujë fajin e ka Saliu.
“Ti e thua me shaka”, i thashë, por mjafton të shikosh shkrimet dhe narrativën e enturazhit qeveritar dhe mediave “të pavarura” për ta kuptuar se kjo ide po shitet seriozisht.
Thuhet se defekti ka ndodhur në një tubacion të investuar në vitin 2009. Përkthimi është i qartë: fajin e ka Saliu dhe, për shkak të tij, Vlora ka tre ditë pa ujë.
Turp.
Na u tha dikur se kryetari i bashkisë u largua sepse Vlora mbeti tre ditë pa ujë në sezonin turistik. Po sot, në ditën e tretë pa ujë, a do të dorëhiqet kryetarja aktuale e bashkisë, aksionere me 43% në Ujësjellës-Kanalizime sh.a. Vlorë? Apo standardi vlen vetëm kur e do Rama?
Mirë pa ujë në prag të ndërrimit të viteve tashmë prej 3 ditësh, por na duhet të shohim edhe propagandën e pështirë të pushtetit, se gjoja janë shumë të preokupuar me foto dhe video pranë “gropës” ku ka ndodhur defekti.
Qyteti do ujë, nuk plasi të shikojë pushtetarë që parakalojnë mbi kokën e punonjësve, të cilët, në rastin konkret, duhen përshëndetur për punën dhe sakrificën në kushte aspak të përshtatshme dhe nën trysni, për shkak të emergjencës që paraqet furnizimi me ujë i qytetit.




