Reagimi i plotë i deputetes Vata:
E konsideroj të domosdoshme të theksohet se mbrojtja e monumenteve të kulturës nuk është çështje episodike, por detyrim i përhershëm ligjor dhe institucional.
Rasti i evidentuar në Klos, ku u ndërhy në mënyrë të paligjshme në monumentin e kulturës Ura e Vashës, tregon qartë se trashëgimia kulturore vijon të mbetet e ekspozuar ndaj abuzimeve, për shkak të mungesës së kontrollit të vazhdueshëm dhe përgjegjësisë parandaluese.
Zbatimi i ligjit është i domosdoshëm, por parandalimi është po aq i rëndësishëm sa ndëshkimi. Monumentet e kulturës nuk janë pronë private dhe nuk mund të trajtohen si të tilla. Ato janë pasuri publike, identitet historik dhe përgjegjësi ndaj brezave që vijnë.
Çdo ndërhyrje e paligjshme ndaj tyre duhet të trajtohet me zero tolerancë.

