Ditën e sotme, ora 18:00 demokratët do të zhvillojnë një protestë kombëtare, para selisë qeveritare.
Ky tubim do të bllokoj Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe disa akse të tjera rrugore të kryeqytetit.
Sipas informacioneve të fundit, është vendosur gjithashtu një masë e lartë sigurie, me rreth 1400 punonjës policie të angazhuar për të siguruar rendin dhe sigurinë gjatë zhvillimit të protestës.
Po ashtu është blinduar dera e Kryeministrisë për të parandaluar çdo incident gjatë kohës që mbahen demonstratat.
Protesta pritet të sjellë një lëvizje të madhe të qytetarëve, me kërkesa dhe shqetësime të shprehura nga PD ndaj qeverisë aktuale.
Protesta e PD-së/ Blindohet selia e Kryeministrisë, 1400 policë për sigurinë
Leave a comment
Leave a comment

