Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka bërë një vizitë në Athinë.
Ajo është pritur nga Presidenti i Republikës së Greqisë, Konstantinos Tasoulas.
Lajmin e ka bërë me dije Spiropali në rrjetet sociale si më poshtë:
🇦🇱🇬🇷 Athinë – E nderuar për pritjen miqësore nga Presidenti i Republikës së Greqisë, Konstantinos Tasoulas, për vlerat e bashkëpunimit dhe respektit të ndërsjellë, mbi të cilat janë ndërtuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Mbështetja për integrimin europian të Shqipërisë qëndron në zemër të marrëdhënieve tona dhe Shqipëria beson se nën udhëheqjen greke të Presidencës së BE, Ballkani Perëndimor do të mbetet në krye të agjendës europiane, si investim thelbësor në të ardhmen e Europës.

