Kryeministri australian Anthony Norman Albanese ka vlerësuar publikisht aktin e guximshëm të Ahmedit, duke e cilësuar atë një hero kombëtar për ndërhyrjen e tij vendimtare në plazhin Bondi.
Sipas tij, veprimi i Ahmedit, i cili rrezikoi jetën për të shpëtuar të tjerët dhe për të çarmatosur autorin e sulmit, përfaqëson më së miri vlerat dhe solidaritetin e shoqërisë australiane.
Kryeministri Albanese ndau në Instagram pamje nga vizita e tij në spital ku qëndron i shtruar Ahmed, i cili u plagos gjatë tentativës për të bllokuar autorin e masakrës në plazhin e Bondit.
“Ahmed, ti je një hero australian.
Ti e vure veten në rrezik për të shpëtuar të tjerët, duke vrapuar drejt rrezikut në plazhin Bondi dhe duke çarmatosur një terrorist.
Në momentet më të vështira, shohim më të mirën e australianëve. Dhe pikërisht këtë pamë të dielën në mbrëmje.
Në emër të çdo australiani, të them faleminderit”, shkruan Albanese.

