Këshilli Bashkiak i Kavajës ka miratuar sot buxhetin e vitit 2026.
Në një postim në rrjetet sociale, kryebashkiaku Fisnik Qosja shkruan se ky është buxheti më i madh në historinë e Kavajës.
Reagimi i plotë:
Sot në Këshillin Bashkiak, u miratua me vendim unanim Buxheti 2026 për Bashkinë Kavajë.
Me 25.5 milion Euro, i sotmi është buxheti më i madh ndonjëherë në historinë e Kavajës. 47% më i madh se buxheti i vjetshëm, që po ashtu ishte historik.
Mirënjohje të thellë për të gjithë anëtarët e Këshillit Bashkiak, e në veçanti kundërshtarëve tanë politik, të cilët u ngritën në lartësinë e këtij momenti historik, duke nderuar identitetin kavajas, i cili gjithmonë udhëheq bashkimin përtej ndasive politike kur vjen puna për interesat e komunitetit tonë!
Sot i hapëm rrugë disa investimeve strategjike dhe do thoja historike për Kavajën, duke filluar nga Stadiumi “Besa”, tek ndërtimi i Pallatit të Sportit, rikualifikimi dhe modernizimi i Qendres Historike nga Xhamia Kubelie deri tek Muzeu Etnografik, rikualifikimi dhe investimi i Rrugës së Parkut Rekreativ, Amfiteatri i Kavajës, Tregun modern i Fruta Perimeve, pajisja me makineri dhe mjete logjistike për çdo Njësi Administrative, rikualifikimin dhe asfaltimin e rreth 35 akseve rrugore ne të gjithë territorin e Kavajës,etj…si dhe hapjen më në fund të fondit për projektin tim kryesor të “Rrugës së Bregdetit”🤝
Tani nuk na mbetet gjë tjetër veçse të përveshim mëngët dhe t’i japim jetë këtij buxheti dhe këtij besimi që na u dha sot nga Këshilli Bashkiak në emër të gjithë qytetarëve të Kavajës!
Siç kam premtuar, ditët më të mira janë të gjitha përpara✌️
Faleminderit🙏
#BashkiaKavajë




