Një sherr të rinjësh që ka mbërritur deri në përdorimin e armëve të ftohta është regjistruar këtë të premte, në afërsi të shkollës “Shejnaze Juka” në Shkodër.
Sipas raportimeve, disa nxënës janë konfliktuar mes tyre për arsye ende të paqarta, ndërsa si pasojë e sherrit kanë mbetur të plagosur me thikë dy prej tyre.
Këta të fundit janë transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës ku po marrin mjekim.

