Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 23:40 të mbrëmjes së kaluar në fshatin Fshat, të Matit.
49-vjeçari i identifikuar si Klodian Kulla është hedhur nga ura 158 m e lartë për arsye ende të paqarta dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Forcat e policisë, ditën e sotme kanë mundur ta nxjerrin trupin e viktimës nga humnera.
Sipas informacioneve, 40-vjeçari është nipi i Nehat Kullës, i njohur ndryshe me nofkën gjenerali, një person shumë aktiv dhe pjesë e bandave në kaosin e vitit 1997-1998.
“Më datë 08.12.2025, rreth orës 23:40, tek ura e fshatit Fshat, bashkia Klos, shtetasi K.K., rreth 39 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga ura dhe për pasojë, ka humbur jetën. Si pasojë e terrenit të vështirë, pas disa orësh kërkimi nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikësve, u bë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit nga gremina”, njoftoi policia.
Në foto: viktima


