Tre ditë turist në Amsterdam.
Qytet përrallë.
Pallate lluksi. Më lluks restorantet e kafenetë. Kanale me shumicë. Anije pa fund.
Lumë me biçikleta.
Pak makina. Më pak taksi. Rruga – zona e prostitutave:
“De Wallen”.
Dita e inagurimit- shekulli XIV. Zanati më i lashtë. Në botë.
Turma që kullosin sytë nga penxheret. Çupa gjysëm lakuriq. Shi me sy e plas me zemër.
Si puna ime, jam përkrahu me Ezmerkën.
Më trimat futen brenda për të parë “Amerikën”. Paguajnë si “frengu pulën”.
Hashashi shitet në kafene të liçensuara. Pa “recetë”. Ndalohen drogat-kokain- heroina.
Një zakon i shëmtuar. Të rinjtë në grupe. Hanë. Dehen. Seks. Zihen. Puthen. Zallamahi. Deri në agim.
Qyteti ka rreth
1 milionë banorë.
Turistët: miliona. Konsumojnë dhe ndotin qytetin.
Në ndërtesat me “famë”ështe skalitur vetëm një emër: Arqiekti që i projektoi.
Por për ngritur “qytetin e parajsës” në tokë, nuk mjafton talenti i arqitektit.
Duhet dhe paraja të “derdhet” lumë.
Ku u gjetën paratë?
Hollanda është e vogël:
Sipërfaqja -33,720 km².
Popullsia: -18.4 milionë banorë.( Sot).
Duke vrarë mendjen për të zgjidhur “enigmën”, u futa në muzeumin “Van Gogh”
U hap në vitin 1973.
Modern. Qindra piktura. Shumë autopotrete.
Autoportreti i Van Gogh me llullë. Më kujtoi Llullën e Filip Çakulit. Thashë të bëj një selfie.
Dikush më preku në sup.
Një zonjë seksi më thotë:
-Të ta bëj unë foton?
Mua -buza vesh më vesh. Ezmerka – u thartua.
Pak më vonë, e pashë zonjën të ulur në kafen e muzeut.
Vetëm.
Bëra dy-tre “marifete” dhe u ula karshi:
-Nga je?
-Nga Xhakarta!
-Të pëlqen Amsterdami?
-Sigurisht. E ka ndërtuar populli im.
-Si?!
-Ishim koloni e Hollandës për 300 vjet. Deri në vitin 1945.
-Indonezia është supershtet -1.9 milionë kilometra katror.
Popullsia -250 milionë banorë. ( Sot).
-Hollanda “rripte” popullin tim dhe
mbushte anijet me thesarë për t’i zbrazur në Amsterdam dhe Roterdam.
Shënim:
Holland ka pasur koloni edhe në Afrikë, Amerikë, Tajvan etj.
Pesë orë shijova pikturat e Vincent Van Gogh.
Lindi: -30 mars 1853 në një fshat-Hollandë.
Vdiq: -29 korrik 1890 në Francë.
Jetoi në katër shtete: Angli. Francë. Belgjikë. Hollandë.
Urrente qytetin. Pëlqente fshatin.
Ishte kontradiktor. Zevzek me veten. I butë. I sjellshëm.
Besimtar.
Çudia e parë?
Vincent ka nisur të pikturoi 27 vjeç.
Deri në atë moshë punoi si shtës i veprave të artit. Pastor. Mësues. Nxënës student.
Në 10 vjet ka
bërë rreth 2000 piktura, skica dhe portrete.
Vepra më të famshme:
• Starry Night (Nata me Yje)
Sunflowers (Lulet e diellit)
The Bedroom (Dhoma e fjetjes në Arles)
Self-Portraits (Autoportrete të shumta)
Kur pikturonte ishte i pa njohur. Ekspozita e parë u hap një muaj pas vdekjes.
Sot është “mesi” në pikturë.
217 milonë dollarë është shitur një pikturë para tre viteve.
Babai- pastor.
I ftotë. Arrogant me të birin.
E ëma bënte vizatime. Pëlqente artin- por jo artin e të birit.
Kishte tre motra dhe dy vëllezër.
Mes tyre kishte “kallkan”.
Vetëm një vëlla:
Theo van Gogh ishte i shënjtë për piktorin.
Ai e bindi të adhuronte Zotin, duke u bërë artist.
Ai i gjente para. Ai i shiste piktura.
Vicenti vdiq në duart e vëllait.
Një vit më von vdiq edhe Theo.
Varret i kanë pranë e pranë.
Dy enigma:
1.
Pse Vincent preu veshin?
Nga fundi i jetës shkoi në Paris.
Dy vjet mes piktorëve më të njohur të kohë.
U lodh. U raskapit. U zvarrit. U telekos. U sëmur nga trutë.
Braktisi Parisin dhe u vendos në Arles, në jug të Francës.
Kishte ide të mëdha.
Të bënte një “koloni “ për artistët.
Paratë i gjeti vëllai.
Projekti mbeti ëndërr.
Por fitoi një mik të madh:
piktorin Paul Gaugin.
E adhurnte në fillim. Van pikturonte natyrën.
Paul pikturonte fantazinë e tij.
Mes debateve lindi sherri. Mërija. Urrejtja. Mallkimi.
Shere. Pije.
Ky skenar zgjati 9 javë.
Një mesnatë Paul iku.
E braktisi.
Pa i thënë as lamtumirë.
Van hapi sytë. I thirri në emër. Heshtje.
U ngrit. Rrëmbeu thikën dhe…preu gjysmën e veshit.
E mbështolli në një copë gazete dhe ja la në dorë një prostitute.
Ajo u tmerrua… Pastaj u dashuruan dhe piktori – dashnor e përdori si modele.
Ju shtuan sëmundjet. U marros.
U shtrua në një spital psiatrik.
Kishte dy dhoma.
Një si i sëmurë.
Tjetra- si artist.
Bëri 150 piktuta për rreth dy vjet.
Në vitin 1890 dolli nga spitali.
Shkoi në fshatin Auvers-sur-Oise në periferi të Parisit.
I sëmurë nuk e ndau penelin nga dora.
Një ditë dolli fushave.
U plagos për vdekje. Vetë u kthye në shtëpi.
Varianti zyrtar:
Vetëvrasje me kobure.
Po si? Van Gogh nuk kishte mbajtur kurrë kobure?!
I plagosur për vdekje si mbriti vetëm në shtëpi?!
Enigmë.
Varianti jo zyrtar.
Dy djem të rinj. Me armë në duar.
Gjyeti.
Shkrepi një pushkë. Plumbi kapi pa dashje piktorin.
Djemtë e morën në krah dhe çuan në shtëpi. Ai nuk i denocoi.
Deklaroi se ishte vetvrarë?!
Dy ditë më von vdiq….
Ishte vetëm 37 vjeç.
2.
Me femra dhe homoseksual?!
Van i donte femrat.
Unë mendoj më shumë si modele. Dashurohej me prostituta. Me gra me fëmijë. Asnjë histori serioze?!
Po homoseksual? Nuk ka fakte. Nuk ka histori të shkruar.
Një dyshim për miqësinë me Paulin.
Pse jetuan bashkë?
Pse preu veshin e majtë?!
Enigmë?!


