Lajmin e bën me dije vetë Dr. Muçaj në rrjetet sociale si më poshtë:
Të nderuar kolegë stomatologë,
Sot u finalizua procesi zgjedhor i Urdhrit të Stomatologut të Shqipërisë dhe jam nderuar me besimin për të shërbyer si President i USSH për mandatin 2025–2030.
Faleminderit të gjithëve për mbështetjen, seriozitetin dhe kulturën profesionale që treguat në të gjitha 7 rajonet e vendit.
Me këto zgjedhje, USSH kthehet në normalitetin e vet institucional, duke hapur një fazë të re transparence, stabiliteti dhe përfaqësimi dinjitoz.
Siç e theksova sot në Asamble:
“Urdhri i Stomatologut nuk do të funksionojë më si një strukturë që jep urdhra dhe penalizime për stomatologët. Tani e tutje, Urdhri do të jetë avokati, mbrojtësi dhe zëri i tyre.”
Ftoj çdo koleg të bashkohet në këtë rrugëtim të përbashkët për të forcuar profesionin tonë dhe për të rikthyer dinjitetin që stomatologët meritojnë.
Së bashku do të ndërtojmë një Urdhër më të fortë, më të drejtë dhe më gjithëpërfshirës.
Me respekt,
Dr. Arben Muçaj

