Në takim nuk mora pjesë sepse në karrierën time politike çdo inisiativë qytetare dhe politike nuk e kam ndërmarrë nga emocioni, interesi apo shija e kafes. Kur vendos të ndermarësh një inisiativë publike apo politike qartëson qëllimin, rrugën pse jo dhe ekipin. Situata politike në Shqipëri, situata ekonomike, rendi, siguria dhe vrasja e shpresës nga pushteti i kapur nga krimi kanë çuar në vrasjen e shpresës për shqiptarët. Skandalet e pushtetit nuk denoncohen nga kafenet.
Si ish themelues i PD-s, si ish kryetar i PD Durreë dhe tani i komanduar si kryetar i PD dega 2 Durrës do mbështesja çdo inisiativë për të shkundur opozitën me qëllim rrëzimin e pushtetit. Unë njohë rrugën institucionale për sa kohë pranoj të jem pjesë e një ekipi politik. Data 11 Maj ishte akti më i shëmtuar i prodhuar nga pushteti i krimit. Ajo datë ka dhe mbart dhe përgjegjesitë tona politike duke filluar nga doktorr Berisha, kryesia e PD-së, grupi parlamentar dhe strukturat drejtuese. Objekt të ketyre pergjegjsive do jen ne analizen e afert. Por une do jem i drejt perdrejt sepse nuk mundem te pranoj qe disa ish drejtues te niveleve te larta te PD-s Durres, kandidat ne primare per deputet por qe nuk u perfshin tek lista e mbyllur” nuk denjuan te behen pjes ne fushat dhe sot duan te ndermarrin flamurin per ndryshim. Une nuk isha pjes e atij krimi elektoral. Pjesmarrja ne nje subjekt politik kerkon moral. Kerkon pergjegjsi dhe koherenc aktiviteti politik dhe qytetar. Mungesa e analizave, e pergjegjsive jo pak here ka goditur rende PD-n. Skandalet e pushtetit sot bejn me turp çdo socialist te ndershem. Ndaj ndjej keqardhje qe nje kafe javen qe shkoi dhe sot na u kthye ne kundra lajm !? Une ju uroj nje mbremje te kendshme dhe bashk bisedim te sinqert. Politika nuk eshte emocion, as inat. Ajo eshte bindje, vizion, qendrim dhe pjesmarrje. Por jo pjesmarrje qe uji te kaloj vetem nga baçja jote. Partia Demokratike eshte peshe e rende. Ajo eshte histori. Ka patur dhe ka akrobaci se mohoj. Unë i përkas historisë pa i marr leje askujt. As Berishës, as Ramiz Alis dhe as ish sigurimit të shtetit. Sepse unë e vlerësoj lirinë si të shenjtë.
Takimi i Salianjit në Durrës/ Osman Stafa: I përkas historisë pa i marrë leje askujt. Ja pse nuk mora pjesë…
Leave a comment
Leave a comment

