Nga Athina, shkruan gazetari Shpetim Zinxhiria
Një copë letër shkrimi 30 euro-turp!
Abasurde por një realitet – A duhet një reflektim?
Mbi 3 dekada shteti shqiptar i shikon emigrantët si një rubinet nga rrjedhin paratë. Një zhvatje e paimagjinueshme por nje realitet me nje shtet te pangopur.
Premtoi se në pajisjen me pasaporta do të kishte një ulje, por që nga “shtetëzimi” nga kompania francezë “ALAEAT” ka një tjetër qasje, më saktë asnjë ulje.
Pajisja ose rinovimi i Pasaportës shqiptare për emigrantet shqiptarë në Greqi eshte nga me te shtrenjtat ne Evropë.
Xhvatja e mëtejshme e emigranteve vazhdon kur nje flete e bardhe A4 me nje vulë ka vlerën e 20-30 euro, në një kohë qe ne qendrat e shërbimeve publike ne KEP (Κέντρο Εξυπηρέτησης Πολιτών) janë falas.
Si përfundim shqiptarët në Greqi janë klientët më ta dashur te konsullatave tona.
Duke bërë një llogari në 30 vitet e fundit shqiptarët me taksat ne shërbimet konsullore mbajnë me paga ambasadat tona ne vendet e tjera, por zhvatja e parave nga xhepat e tyre është baras me shumën e parave të një vlerë me 35 godina si ajo e ambasadës sonë në Athine.
Godine kjo e blere me mundin dhe gjakun e emigranteve tanë.
Asnjë humanizëm në shërbime konsullore – ulje për të njerëz në nevojë etj.
Deri kur?

