Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar i tij pak ditë më parë.
Ai ishte nxënës i shkollës “Dom Nikollë Kaçorri”, në Durrës dhe u grind me bashkëmoshatarin e tij për komente në rrjete sociale.

