Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë “USS Gerald R. Ford (CVN 78)” mbërriti në ishullin e Shën Tomasit, pjesë e Ishujve të Virgjër të Shteteve të Bashkuara.
Gjigandi ushtarak amerikan, që la Detin Adriatik dhe Mesdheun për t’u dislokuar në Detin e Karaibeve, po vepron si pjesë e operacionit të Departamentit të Luftës “Shtiza Jugore”, në mbështetje të Komandës Jugore të ushtrisë amerikane për t’iu kundërvënë trafikut ndërkombëtar të drogës.
Vendndodhja aktuale e aeroplanmbajtëses është rreth 500 milje detare larg kryeqytetit të Venezuelës, Karakas.

