Premtim Kryemadhi një intelektual i njohur në Peshkopi e Qarkun Dibër, ish-drejtor i Drejtorisë Arsimore Rajonale shkruan:
“Kam punuar 20 vite në arsim, kam përfunduar studimet në degën MATEMATIKË-FIZIKË, Kam KATEGORINË E PARË të kualifikimit me vlerësimin “SHUMË MIRË” dhe kam drejtuar për 5 vite Drejtorinë Arsimore Rajonale Dibër.
Në datën 12 Gusht 2025 i jam drejtuar Zyrës Arsimore Dibër me kërkesë për të filluar punë si mësues në një nga shkollat e Dibrës. Me sa duket në të gjithë shkollat e Dibrës nuk paska mungesa të mësuesve të matematikës dhe fizikës.
Nëse do të kishte nevojë vërtet për mësues do të kisha filluar punë.
Nëse kërkohet të jem në rresht ose PATRONAZHIST nuk do të filloja kurrë por do të dal të mbledh lule(bimë mjeksore) për të jetuar me nder”



